Pas lajmit që u përhap se studentët paralajmërojnë protesta për shkak të kushteve të këqija në konvikte, zyrtarët në konviktin “Goce Dellçev” të Shkupit ndaluan vizitën e këtyre hapësirave për gazetar.
Siç thonë nga “ Operacioni konvikti studentorë” këto ditë janë duke u bërë kontrolle, madje edhe gjatë orëve të natës, për të parë nëse tubohen grupe nëpër konvikte. Studentët ishin të ftuar në mbledhje në të cilën u është kërkuar, të injorojnë nismën për protestë, të mos japin deklarata, ti fshinë postimet e përbashkëta dhe ta ndalojnë miqësinë në facebook me profilin “Operacioni konvikti studentorë”.
Nga OJQ ”Indeksi i i lirë” thonë se pavarësisht presioneve që ushtrohet mbi anëtarët e saj ata nuk do të heqin dorë nga qëllimi i tyre. Ata theksojnë, se do të luftojnë deri në fund që të fitojnë kushte normale për të jetuar në konvikte. U bëjnë thirrje të gjithë studentëve të qëndrojnë së bashku sepse vetëm në atë mënyrë mundë të luftojnë për të drejtat e tyre. “Të mos frikësohen se do ti dëbojnë, nuk mund të gjithë studentëve të na largojnë në rrugë, thotë aktivist i OJQ “Indeksi i lirë”.
Almakos u përpoq të shohë nga afër kushtet në të cilat jetojnë studentët në konviktin “Goce Dellçev”, por u ndaluam të xhirojmë nga zyrtarët e konvikteve. Na thanë se duhet të sigurojmë leje për të xhiruar nga Ministria e Arsimit.
Kontaktuam zëdhënësin e Ministrisë së Arsimit, ai na premtoi se për gjatë ditës do të na mundësojë të bëjmë xhirime, por kjo nuk u realizua. Nuk arritëm as të regjistrojmë si dhe sa janë të rinovuar lokalet e përfshira në zjarrin që ndodhi vitin e kaluar në muajin prill, pas së cilës kryeministri Gruevski premtoi se do të rekonsturohet blloku i tërë konvikteve “Goce Dellçev” .
Kryeministri Nikolla Gruevski, me këtë rast njoftoi se do të shpallet tender për ndërtimin e një konvikti të ri në “Medicioner” ,kurse kazermat e vjetra do të shkojnë në histori dhe do të zëvendësohen me objekte të forta ndërtimi. Por, pas një viti asgjë nuk ka ndryshuar në konviktin “Medicioner”. Ekipi i Almakos vizitoi kazermat.
Fotografitë dëshmojnë për gjendjen në të cilën ndodhen hapësirat sot, pothuajse, një viti nga paralajmërimi i kryeministrit se të njejtat do të rinovohen.
Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit na tha se veçmë kanë hartuar projektin për konviktin “Medicioner”, por me ndërtim do të fillohet pas rikonstruimit të konviktit”Goce Dellçev”.
Aktualisht dy konviktet “Goce Dellçev” dhe “Medicioner”, janë në gjendje të rëndë. Lagështia, dhoma të ftofta dhe tualetet e shkatërruara janë përditshmëri për shumë njerëz të rinjë. Studentët prapa kamerave thonë se nuk kanë kushte për mësim dhe përgatitje për provime.
Ata shpresojnë se në të ardhmen do të krijohen kushte normale për mësim dhe jetesë në konvikte./Almakos
EDITOR
11 years ago
previous article
Myslimani i devotshëm i përfaqësueses
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago