Të rinjtë e Shkodrës nga OJQ “Ardhmëria” vizituan qytetin e Shkupit, Çarshinë e Vjetër, sheshin Skenderbeu, disa xhami të qytetit dhe më pas qendrën edukative rinore të FRI – së.
Grupi i studentëve u njoftua me aktivitetet që realizon FRI nga nënkryetarja e FRI – së, Zuljeta Fetai, njëherit të pranishmit ndoqën edhe një ligjëratë nga hoxhë Rufat Sherifi, i cili foli mbi rëndësinë e aktivizmit rinor kundrejt dukurive destruktive që po i has shoqëria në të gjithë rajonin.
Grupi i udhëhequr nga psikologu Arjet Pervizi bashkëbiseduan me udhëheqësinë e FRI – së dhe njëkohësisht i bënë edhe vizitë të përgjithshme qendrës rinore.
Shkup, 13 Nëntor 2022