Studentët nga universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, përndryshe anëtarë të organizatës rinore  “DECA”, këto ditë janë pjesëmarrës në një trajnim i cili zhvillohet nën përkujdesjen e institutit ndërkombëtar  “Nasa Space Apps Challenge” në Shkup.
Studentët vijnë nga fakultete të ndryshme dhe atë fakulteti i inxhinierisë informatike,  inxhinierisë mekanike, gjeodezisë, Biologjisë Molekulare etj.
Gjatë këtij trajnimi studentët u ndanë në dy grupë: Grupi i parë – Deca One, të cilët e përbënin studentët Suad Saliu, Blerant Ramadani, Visar Zejnullahu, Artan Rramani dhe Jovan Andonov, kurse Grupi i dytë- Couorisity, e përbëjnë studentët Mirsad Pajaziti, Arsim Ramadani, Naim Ajro, Suad Berisha dhe Ubejd Jashari.
Grupi i parë duhej që të përpunon idenë për formimin e një aplikacioni për ruajtjen e të dhënave personale, kurse Grupi i dytë ishte angazhuar në lidhje me atë se sa ekziston mundësia e gjetjes së bimëve jashtë planetit tokë.
Vlen të potencohet fakti se marrja e ndonjë çmimi në këtë trajnim do të iu mundësojë studentëve që të marrin pjesë në San Francisko për të parë së afërmi lansimin e anijes kozmike në orbitë.