Studentët nga Lidhja studentore DECA që ditë më parë ftuan çmimin për projektin më të mirë “Aplikacioni Android” nga Agjencia Hapësinore Amerikane NASA vazhdojnë të garojnë bindshëm edhe në konkurrimin global, i cili është i hapur deri më 5 maj. Në garë, janë 20 projekte nga e gjithë bota. Sipas studentëve që punuan në këtë projekt, për momentin“Aplikacioni Android” nga Maqedonia është në vendin e dytë, ndërsa mbështetja e opinionit do të kishte ndihmuar në mbërritjen e çmimit të parë, që do të shpërblehej me udhëtimi drejt NASA-s dhe ngritjes në fluturim të anijes kozmike.
“Gjithë njerëzit nga mbarë bota mund të votojnë përmes rrjetit social Twiter për këto 20 ekipe. Aktualisht në jemi në vendin e dytë. Vendin e parë e kanë spanjollët mirëpo ne i ndjekim. Dallimi është deri në 200 vota, dhe shfrytëzoj rastin publikisht që t’ju apelojë gjithë bashkëkombësve tanë, të na përkrahin, po pse jo edhe etnitë e tjera. Ne jemi qytetarë të Maqedonisë. Edhe një falënderim për përkrahjen deri tani por i lusim që  përkrahja më e madhe na duhet pikërisht tani. Votimi është në rrjetin social Twiter, votimi është shumë i thjeshtë, vetëm duhet të klikohet butoni Twit që na jep votën neve. Afati përfundimtar është 5 maji”, tha Blerand Ramadani, Fakulteti i Makinerisë.
Sipas kryetarit të Lidhjes studentore DECA, “Aplikacioni Android” është harta e botës e cila iu lehtëson udhëtimin në vende të reja dhe të pakapshme, ndërsa shkencëtarëve do iu ofrojë më shumë informata rreth fushave të ndryshme të hulumtimit.
“Projektin që kemi bërë, ka qenë një problem që është parashtruar më herët nga vet Agjencia Hapësinore NASA. Zgjidhja jonë ka qenë një aplikacion Androidi, i cili iu lehtëson njerëzve që të gjenden më lehtë në hapësirë, posaçërisht në vende të reja. E veçanta ka qenë zgjidhja që kemi dhënë, që ky aplikacion të punoj edhe pa ndihmën e internetit. Do të thotë, në vendet malore ku nuk mund të kapet interneti, njerëzit të munden ta shfrytëzojnë këtë aplikacion. Si e kemi dhënë zgjidhjen, do të thotë që në këto vende të vendosen disa antena, stacione të cilat do të komunikojnë edhe me satelitët por edhe me shfrytëzuesit e aplikacionit kur ato do të jenë në afërsi. Kjo zgjidhje lehtëson dhe mundëson që aplikacioni të mund të implementohet edhe në planetët e tjerë në qoftë se e shohin të arsyeshme, shkencëtarët ta bëjnë këtë”, u shpreh Suad Saliu, kryetar i Lidhjes Studentore “DECA”.
Në realizimin e projektit “Aplikacioni Android” morën pjesë 5 anëtarë të Lidhjes Studentore “DECA”; Suad Saliu, Jovan Andonov dhe Visar Zejnullahu nga Fakulteti i shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike, Blerand Ramdani nga Fakuklteti i Makinerisë dhe Artan Rrahmani nga Fakulteti elektroteknik.

http://bit.ly/DECAone