Leutrim Mehmedi nga Universiteti i Evropës Juglindore është studenti i 3 miliontë nga Maqedonia në programin “Erasmus”. Nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në “Erasmus” kanë aplikuar 1800 studentë, kurse Leutrim Mehmedi është studenti, që është përzgjedhur si përfaqësues nga Maqedonia.
“Erasmus Student Network” dhe Komisioni Evropian ka shpallur konkurs, me qëllim të përzgjedhjes së studentit të 3 miliontë të këtij programi. Kriteri i përzgjedhjes ka qenë hartimi i një storjeje,ku aplikuesit do të theksonin mundësitë e ofruara nga programi dhe ndikimi i tij në jetën e Erasmus studentit.
Në storjen e tij, Leutrimi thekson mikpritjen e universitetit nikoqir, i cili ka bërë që ai të ndjehet si në shtëpinë e tij.
“Gjatë qëndrimit tim në Itali kam qenë pjesë i projektit të krijuar nga ish – studentët e Erasmus-it të quajtur Feeland Group. Ishte një projekt, ku kishim për detyrë të realizojmë vizita në fshatra të ndryshme të provincës Campania. Kishim për detyrë të bëjmë nga një ese lidhur me atë se cfarë kemi parë dhe se si ne e kemi kuptuar fshatin përkatës. Ishte e pabesueshme, eseja ime u zgjodh më e mira. Promovuesi i këtij projektii tha, “Çmimi i jepet personit që e ka kuptuar shpirtin e vërtetë të mikpritjes italiane dhe ndërkombëtare”. Në përgjithësi e përjetova botën gjatë qëndrimit tim dhe do ta mbaj mend si koha kur unë u zhvesha nga stereotipet dhe paragjykimet rreth kombeve tjera. “,shprehet Leutrimi.
Leutrim Mehmedi e ka kryer programin Erasmus në Universitetin e Foxhias në periudhë 6 mujore.
www.tetova1.com