Të gjitha universitetet elite të SHBA-së, që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën Ivy-League i janë përgjigjur pozitivisht aplikimit të 17 vjeçarit Kwasi Enin. Bëhet fjalë për universitetet Brown, Columbia, Cornell, Dartmouth, Harvard, Princeton, University of Pennsylvania dhe Yale. Për një të ri “normal” do të mjaftonte pranimi nga vetëm njëri prej këtyre universiteteve që të plotësonte ëndrrën e tij jetësore. Sepse universitetet si këto, përveç suksesit të shkëlqyer në shkollimin paraprak kanë kritere të ashpra në provimin pranues.
Unë vetëm kam dashur të provoj, thotë Enin që është djalë i një familjeje emigrantësh nga Gana. “Kam menduar se ndoshta 2 ose tri universitete thonë po. Por unë kurrë nuk kam dëgjuar për dikë që të jetë pranuar nga tete universitete”, ka thënë ai për gazetën “Newsday”.
Universiteti Princeton e kishte pranuar Eninin që në dhjetorin e kaluar ndërsa të shtatë pranimet tjera atij i kanë ardhur gjatë javës së kaluar.
Edhe për zyrtarët që merren me këshillime për studentë, rasti Enin është i jashtëzakonshëm. Një këshilltare e tillë, Nancy Winkler ka thënë për “Usa today” se në karrierën e saj 30 vjeçare ka ndodhur ndonjëherë që një kandidat të pranohet në dy universitetet elite dhe kjo ishte një e arritur e madhe. Ndërsa ajo që i ka ndodhur studentit ganez është diçka që del shumë nga e zakonshmja.
Kwasi Enin tash duhet të përcaktohet në mes të mjekësisë dhe muzikës, pasi që ka konkurruar dhe është pranuar në universitete për të dyja këto fusha. Bursën më të mirë deri më tash ia ka ofruar universiteti Princeton, por ai anon më shumë nga Yale.
Categories