Nuk dihet se sa do të kushtojë rruga Tetovë-Prizren, e as se kur do të fillojë ndërtimi i saj. Sipas kryetares së Komunës së Tetovës projekti është akomë në fazën e fizibilitetit, ndërsa komuna do të angazhohet për gjetjen e mjeteve për realizimin e projektit.
“Ajo që mund të them është se ky projekt në anën tonë është në fazën e studimit të fizibilitetit. Normal që parashikimet janë që çmimet e këtij projekti janë tejet serioze. Si do që të jetë për ne është një prioritet i madh si Komunë e Tetovës dhe gjithçka që mundemi si komunë në lobimin për përfundimin me sukses të projektit, në lobimin për tërheqjen e mjeteve, po edhe ndërkombëtare për realizimin e këtij projekti, gjithsesi ne do të angazhohemi maksimalisht”, deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.
Këto komente Arifi i bëri pas takimit me kryetarin e Asociacionit të komunave të Kosovës Naim Ismaili. Ismaili dhe Arifi deklaruan se do të angazhohen për bashkëpunim në sfera të ndryshme mes komunave nga Maqedonia dhe Kosova, në interes të qytetarëve.
“Të gjithë tash duhet të shohim nga Evropa e bashkuar, dhe do të përpiqemi që bashkërisht të mobilizojmë të gjitha shanset dhe mundësitë që i kemi si Komuna në këtë rajon, përgjatë kufirit, që të shfrytëzojmë mundësitë që atyre qytetarëve në këtë brez kufitar të ofrojmë mundësinë e zhvillimit më të mirë”, tha Naim Ismaili, kryetar i Asociacionit të komunave të Kosovës.
Gjatë takimit po ashtu u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në rrafshin kulturor, arsimor dhe ekonomik mes komunave shqiptare dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira të udhëheqjes nga autoritetet lokale./Alsat-M/
EDITOR
12 years ago
previous article
Për hir të brezit të ri, të ardhmes së çdo vendi
next article
Rriten për 7% dërgesat e emigrantëve shqiptarë
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 days ago