Shumica dërrmuese e myslimanëve merr pjesë në shoqërinë zvicerane. Feja e tyre nuk i vë ata në probleme të veçanta në jetën e tyre të përditshme në Zvicër dhe rrallë i çon në konflikt. Këto janë në thelb përfundimet e raportit për gjendjen e myslimanëve në Zvicër, zhvilluar nga disa organe federale në bashkëpunim me kantonet.
Prandaj, Këshilli Federal ka vendosur që të mos ndërmarrë masa specifike për të zvogëluar dallimet e natyrës fetare në mes të personave me besime të ndryshme: ai beson se ofertat ekzistuese të integrimit lejojnë që të reagojnë në mënyrë adekuate për problemet e mundshme.
Sipas vlerësimeve të ekspertëve, mes 350.000 dhe 400.000 myslimanë jetojnë në Zvicër. Përafërsisht, një e treta e tyre gëzon shtetësinë zvicerane. Shumë (ish) emigrantë i takojnë brezit të dytë ose të tretë të të huajve. Shumica dërrmuese e emigrantëve myslimanë është nga Ballkani Perëndimor si dhe nga Turqia.
Komuniteti mysliman nuk është homogjen 
Në Zvicër komuniteti mysliman nuk është homogjen, por përbëhet nga një numër i grupeve që dallohen kryesisht nga origjina e tyre etno-nacionale ose gjuhësore dhe në përgjithësi kanë pak lidhje mes vete.
Për shumë myslimanë feja nuk është tipar kryesor i identitetit të tyre. Vetëm 12-15% e tyre praktikojnë fenë dhe shkojnë, për shembull, rregullisht në një xhami. Kjo praktikë tregon, në shumicën e rasteve, një karakter pragmatik. Në veçanti, myslimanët nga Ballkani Perëndimor shpesh përjetojnë fenë e tyre si një traditë.
Raporti tregon se problemet serioze apo dallimet e mëdha fetare ndodhin vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe janë më shpesh të lidhura me një individ.
Megjithatë, sipas raportit, personat e komunitetit mysliman shpesh ndihen të diskriminuar në mënyrë të dyfishtë: si të huaj dhe si myslimanë.
Mjetet ekzistuese të integrimit ofrojnë përgjigje të problemeve të mundshme.
Përvojat e bazuar në përditshmërinë tegojnë se për myslimanët e migracionit integrimi pengohet më tej nga barrierat e gjuhës dhe aspekte kulturore si çështjet fetare. Kjo është arsyeja pse Këshilli Federal konsideron se nuk është e nevojshme për të miratuar masa specifike për të reduktuar dallimet mes feve. Ai është i bindur se politika zvicerane e integrimit mund të jetë në gjendje të përgjigjet në mënyrë adekuate për çdo problem të integrimit të anëtarëve të komunitetit mysliman.
Përveç kësaj, Konfederata dhe kantonet janë të angazhuara tashmë për të rritur mbrojtjen kundër diskriminimit si dhe për shtypjen e barrierave institucionale. Është e rëndësishme, për shembull, që popullsia, institucionet dhe viktimat potenciale të jenë më mirë të informuara rreth ligjit.
Kantonet, komunat si dhe qytetet, nga ana e tyre, tashmë zhvillojnë një dialog ndërfetar dhe kërkojnë zgjidhje pragmatike.
Pas pranimit të iniciativës popullore “kundër ndërtimit të minareve”, më 29 nëntor 2009, tri supozime janë dorëzuar në Këshillin nacional.
Këshilli Federal ka vendosuri në vitin 2010 që t’i përgjigjet kërkesës për dhënien e informacioneve të thella për popullatën myslimane në Zvicër, duke botuar raportin në fjalë./albinfo.ch/