Categories
Lajme

Studim: Qytetet britanike mund të shohin më shumë fëmijë myslimanë se sa fëmijë të krishterë

Janë regjistruar 97.099 fëmijë si myslimanë, krahasuar me 93.828 si fëmijë të krishterë.
Numri i fëmijëve muslimanë në disa qytete britanike është  duke e tejkaluar me shpejtësi numrin e fëmijëve të krishterë, sipas statistikave të normave të lindjes që tregojnë ndryshime të rëndësishme demografike të vendit.
Daily Mail raporton se statistikat e fundit, nxjerrë nga Regjistrimi i vitit 2011, tregojnë se 278.623 të rinj në qytetin e dytë më të madh të Britanisë, Birmingham, 97.099  janë regjistruar si myslimanë në krahasim me 93.828 që janë regjistruar si krishterë.
Ndërkohë në Bradford 52.135 fëmijë, duke formuar 45 për qind të totalit, janë myslimanë, në krahasim me 47.144 të krishterë. Leicesteri ka 22.693 fëmijë myslimanë në krahasim me 18.190 fëmijë të krishterë.   Rrethina e Londrës, në veçanti, Tower Hamlets me fshatrat e ka dallimin më të madh, ku 62 për qind e fëmijëve janë rritur si muslimanë. Të krishterët në këtë komunë janë më të paktë në numër në mënyrë të konsiderueshme nga 34.597 në vetëm 8.995.
 
Burimi: GospelHerald.com
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
 

Exit mobile version