Dr. Jusuf Al-Kardavi
Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë,  udhëhequr nga dijetari me ndikim Sunni, Dr. Jusuf el-Kardavi, lëshoi ​​një deklaratë të premten në lidhje me deklaratën e fundit të një “Halifati” nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIS).
Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë tha se deklarata për Halifat  është “e pavlefshme” dhe “i mungojnë standardet realiste dhe  të ligjshme.” Ai paralajmëroi për pasojat serioze të deklaratës në të dy vendet, për myslimanët sunni në Irak dhe revolucionin në Siri.
Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë ka përcaktuar konceptin e halifatit nga ana gjuhësore dhe fetare. Kreu i Ummetit Musliman duhet të jetë “një përfaqësues” i popullit, i zgjedhur prej popullit si udhëheqës ose përfaqësues i tyre.
“Vetëm njoftimi i thjeshtë nuk është i mjaftueshëm për të krijuar një halifat,” thuhet në këtë deklaratë.
Dijetarët hodhën poshtë argumentet e ISIS-it lidhur me të ashtuquajturin “Shtet Islamik” të saj, duke theksuar se, “Të gjitha punët e praktikës politike të shtetit dhe ato fetare duhet të bazohen në Shura (konsultim).” Ata kanë cituar dëshmi nga teksti i Kur’anit dhe Sunneti  (shembulli i Profetit Muhammed (a.s.), për të theksuar konceptin e Shura-s, në Islam. Deklarata  e Bashkimit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë iu referua, gjithashtu, halifëve të parë muslimanë, duke theksuar se ata janë zgjedhur nga Shura,  jo të vetë-emëruar apo të vetë-zgjedhur.
Ai paralajmëroi se shpallja e ISIS-it  ” i shërben armiqëve të revolucionit në Siri dhe Irak,”, të cilët mbrojnë kërkesat legjitime të popullit të tyre. Për më tepër, Bashkimi Ndërkombëtar i Dijetarëve Myslimanë ka akuzuar ISIS-in për “rrëmbimin e revolucionit të  Irakut”, në të cilën sunnitë e të gjitha ngjyrave janë duke marrë pjesë, duke shtuar se për të gjitha lëvizjet islame në botë shpallja e halifatit është “e papranueshme”.
“Lidhja e konceptit të halifatit nga një organizatë e njohur  ekstremiste nuk i shërben Islamit,” thanë dijetarët “.
Ata përfunduan duke theksuar se koncepti i halifatit është me “rëndësi të madhe” për të gjithë muslimanët, por kërkon “konsensus midis myslimanëve në mbarë botën në lidhje me formën dhe përmbajtjen e tij.”
 
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
=======================