Një shoqatë e studiuesve amerikan ka votuar për një bojkot akademik kundër kolegjeve dhe univerziteteve izraelite në shenjë proteste kundër politikave të këtij shteti ndaj palestinezëve. Anëtarët e Shoqatës së Studimeve Amerikane votuan për të miratuar një rezolutë për bojktim, që rrjedh nga një fushatë më e gjerë për të izoluar Izraelin.
Grupi, i cili merret me studime të kulturës dhe historisë amerikane dhe që ka rreth 5.000 anëtarë, ka vënë çështjen në një diskutim online që përfundoi të dielen. Ai u bë grupi më i madh akdemik i SHBA-ve që mbështet bojkotin kundër Izraelit, lëvizje për të cilën Izraeli dhe mbështetësit e saj thanë se në mënyrë të padrejtë veçon shtetin hebre. Votimi, megjithatë, është më shumë simbolik pasi ky grup nuk ka fuqi të detyrojë anëtarët ose institucionet në SHBA që t’i nënshtrohen asaj.
“ Rezoluta është një solidaritet që bëhet me studiues dhe studentë të privuar nga liria akademike dhe ajo aspiron për të zgjeruar këtë liri për të gjithë, duke përfshirë edhe palestinezët,” tha shoqata në një deklaratë .
Aty përmenden “ shkeljet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e OKB-së nga ana e Izraelit; ndikimin e dokumentuar të pushtimit izraelit mbi dijetarët palestineze dhe studentët. Dhe, shkallën në të cilën institucionet izraelite të arsimit të lartë janë pjesë në politikat shtetërore që shkelin të drejtat e njeriut.”
Nga gjithsej 1.252 anëtarë të Shoqatës të Studimeve Amerikane që votuan, 66 për qind e miratuan rezolutën dhe 30.5 për qind e kundërshtuan atë./mesazhi/