Categories
Lajme

Stuhitë shkatërrimtare vazhdojnë të valëviten mbi Britaninë (Foto)

Moti dramatik ka përmbytur qindra shtëpi dhe është cilësuar si moti më i keq që prej 20 vitesh.
Një hark shkëmbor që ka qëndruar aty prej shekujsh “Porthcothan Bay” në Cornwall u copëtua nga valët dhe erërat 70 mph.
“Porthcothan Bay” është i njohur si plazhi më piktoresk në të gjithë Britaninë, por tashmë shkëmbi ka rënë në det.
Banorët thonë se plazhi i tyre në bregdetin Cornwall, kurrë nuk do të jetë i njëjtë. “Porthcothan Bay” ishte një nga portet e shumtë të Cornish ku valët e erërat sulmuan portin gjatë fundjavës.
Agjencia e Mjedisit ka ngritur alarmin për përmbytjet pasi deti ka shkatërruar pothuajse gjithçka në këtë zonë.  Parashikuesit e motit thanë se kjo do të shkaktojë  “valë jashtëzakonisht të larta”.
Shi i madh ka rënë në të gjithë Britaninë duke sjellë përmbytje të mëdha në disa zona.
“Ekipet e Agjencisë së Mjedisit do të vazhdojnë të punojnë gjatë gjithë kohës për të mbrojtur komunitetet në rrezik,” shkruan “Daly Mail”.
Më poshtë janë disa foto në çastet kur stuhia ka goditur Britaninë.



































Exit mobile version