Shtypëshkronja më e madhe e Kur’anit në Afrikë është planifikuar të filloi sot.
Rreth 850.000 euro janë shpenzuar për të themeluar kompleksin, që do të hapet të mërkurën me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin e Sudanit, Kartum.
Drejtori i “Shtëpisë së Kur’anit” (Dar Mus’haf) të Sudanit dhe një numër i aktivistëve Kur’anor të vendit do të jenë të pranishëm në ceremoninë e përurimit.
Shtypëshkronja e Kur’anit e Sudanit do të ketë kapacitet për të shtypur rreth 6 milionë kopje të Librit të Shenjtë çdo vit.
Shtypëshkronja është themeluar me investime nga Katari dhe Halifa bin Xhasim al-Kuvari, një këshilltar i Ministrit të Çështjeve Islame të Katarit do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit.
Deri tani, Shtëpia e Kur’anit, (Dar Mus’haf) e Sudanit, e cila u themelua në vitin 1994, ka qenë institucioni zyrtar për shtypjen e Kur’anit në këtë shtet të Afrikës Lindore.
Shumica e popullsisë së Sudanit është muslimane dhe mësimi përmendësh i Librit të Shenjtë, Kur’anit, është i zakonshëm në mesin e banorëve të vendit.
Burimi: IQNA News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
previous article
USHT do të zbatojë sistemin elektronik të pagesave
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago