Autoritetet komunale të Botkyrkut, në kryeqytetin e Suedisë Stokholm, kanë lejuar thirrjen e ezanit nga minarja e xhamisë lokale
Konkretisht, me vendimin e marrur, thirrja e ezanit nga minarja lejohet vetëm të premteve para namazit të xhumasë, ndërsa ezani i parë pritet të dëgjohet në mars të këtij viti.
Kërkesën për thirrje të ezanit nga minarja e ka ngritur Qendra Islame në Botkyrk, në janar të vitit të kaluar.
Pas diskutimeve të gjata autoritetet e Botkyrkut lejuan që përmes altoparlantëve të minares të dëgjohet thirrja e ezanit.
“Autoritetet do të masin nivelin e transmetimit të zërit. Sipas rregullave, ezani do të dëgjohet dy kilometra nga xhamia,” thotë kreu i Qendrës Islamike, duke iu referuar autoriteteve rajonale që kanë dhënë leje për thirrjen e ezanit nëpërmjet minares.
Deputetët e Partisë demokratike, anti-emigrante (SD) ishin kundër një vendimi të tillë, ndërsa Partia Socialiste Demokratike, Partia e Gjelbër, Partia e moderuar, Partia Popullore, Partia Demokristiane dhe partitë e majta mbështetën këtë vendim./igj/