Muslimanët në rajonet veriore të Suedisë kanë qenë agjërueshëm për më shumë se 21 orë, një periudhë kjo e gjatë për agjërim.
Myslimanët në qytetin Lulea, i cili është një qytet në bregdetin verior të Suedisë me 75.000 banorë , kalojnë rreth 21 orë agjërueshëm.
Ka shumë myslimanë në këtë qytet, dhe ata vijnë nga vende të ndryshme si Turqia, Afganistani, Pakistani, Iraku, Siria dhe Tunizia.
Sipas kohës lokale atje, iftari hahet në ora 11:50, ndërsa taravitë falen në ora 2:30
Koha e syfyrit mbaron në 2:37 Prandaj janë vetëm tre orë në mes iftarit dhe syfyrit. Megjithatë, ata nuk ankohen. Ata thonë se është lehtësim për ta që moti është zakonisht i ftohtë.
Një xhami e vogël në Lulea është ndërtuar nga muslimanët që jetojnë në këtë qytet.
Aty e kryejnë namazin e xhumasë, nën udhëheqjen e imamit të tyre me prejardhje tuniziane.
Muslimanët së bashku e kishin blerë tokën për xhami në vitin 2011. Ata e kishin projektuar planin, dhe komuna e kishte miratuar projektin. Pastaj me fondet e tyre e kishin ndërtuar për një periudhë të shkurtër. Dhe veçantia e kësaj xhamie është se ajo është xhamia më veriore në botë!
Categories