Categories
Lajme FRI

Sulmohet me thikë 13 vjeçari në Shkup, sepse nuk puthi kryqin! (Foto)

Për herë të dytë brenda dy muajve, rrihet dhe maltretohet 13 vjeçari nga Shkupi Blin Shabani. Ngjarja ka ndodhur në Çair rreth orës 18:00, kur disa persona të maskuar rreth moshës 20 vjeçare, kanë ndaluar dhe maltretuar Blinin 13 vjeçar. Pasi i kanë kërkuar të puth kryqin, gjë të cilën djaloshi e ka refuzuar, ata e kanë gërvishtur me thikë në fytyrë duke i lënë shenja të dukshme dhune.
“Ky është rasti i dytë që përsëritet, që e kanë sulmuar djalin tim Blinin, i cili është vetëm 13 vjeç, hiq më tepër. Para dy muajve ka ndodhur sulmi i njëjtë prej personave të maskuar, një grup personash të rritur. Siç tregon djali, kanë qenë diku rreth 20 vjeçar, të maskuar, kanë folur maqedonisht. E kanë rrahur, në fillim i kanë kërkuar para, pastaj kanë nxjerrë një kryq dhe e kanë detyruar që të puthë kryqin, ky ka kundërshtuar, pastaj kanë filluar me grushte… dy të tjerët e kanë mbajtur për krahë, ndërsa i treti ka filluar ta vizatojë nëpër fytyrë, e kanë shkarravitur nëpër fytyrë”, tha Kenan Shabani, babai i Blinit.
Babai i djaloshit të sulmuar thotë se e ka paraqitur rastin në polici, por shpjegon se të njëjtën e kishte bërë edhe herën e parë, por megjithatë sot e kësaj dite fajtori nuk u gjet.
“E kemi paraqitur edhe para dy muajsh, por kjo punë u hesht. Askush nuk erdh të merr ndonjë deklaratë apo informatë shtesë. Polici kujdestar tha se do të vjen inspektorati për të mitur, por ata sot e kësaj dite nuk erdhën. Edhe këtë rast e paraqitëm në polici, erdhi polici kujdestar dhe morri të dhënat, tash të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi
Kenan Shabani, babai i Blinit.
Djaloshi është shtruar për mjekim në Spitalin e Qytetit në Shkup. Nga mjekët kujdestarë që e pranuan të lënduarin nuk arritëm të marrim deklaratë për gjendjen e Blinit, me arsyetimin se deklaratë për media mund të jep vetëm drejtori i spitalit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë incidentin, ndërsa detaje rreth ngjarjes do të shpalosin nesër. /Alsat-M/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version