Categories
Lajme FRI

Sulmuesi i Çelsit: Qabeja, vendi më i bukur në botë

Sulmuesi i skuadrës angleze të Çelsit, Dimba Ba, i ka shfrytëzuar pushimet për të zhvilluar një vizitë në qytetin e shenjtë të Mekës, bashkë me disa kolegët e tij myslimanë. Fillimisht, ai ka zhvilluar një vizitë në  xhaminë e profetit Muhamed a.s, ku është falur dhe lutur. Mandej, ai ka zhvilluar një vizitë në xhaminë e Kuba-së, si dhe disa vende dhe objekte të tjera në Medine.
Ai është ndjerë shumë i gëzuar dhe i ekzaltuar nga fakti që gjendej në qytetin e Medines së Bekuar. Në profilin e tij në Tuitter, ai ka postuar foton e Qabes të shoqëruar me fjalët:”Nuk ka më mirë  sesa të gjendesh në vendin ku filloi gjithçka!”
Dimba Ba është një lojtar shumë i mirë dhe përveç angazhimeve të tjera, ai i kryen të gjitha ritualet e kërkuara nga feja islame. Ai vetë e ka pranuar para mediave se falet persë herë në ditë. Pasi vizitoi xhaminë e profetit Muhamed a.s dhe Qaben e Bekuar, Dimba Ba, u shpreh se uron të vizitojë qytetin tjetër të shenjtë, Kudsin (Jeruzalemin) dhe të falet dhe të lutet brenda xhamisë Aksa. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version