Formacioni verdheblu shkatërroi 3-0 Spanjën në finalen e luajtur të dielën në “Marakana”.
Sfida filloi e zjarrtë për të zotët e shtëpisë, të cilët kaluan në epërsi me Fredin që në minutën e dytë. Bomberi shtatlartë përfitoi nga një gafë e Arbeloas dhe Pikesë.
Një minutë nga fundi i pjesës së parë, Nejmari finalizoi me sukses një kundërsulm të “Seleçaos”, duke i çuar shifrat në 2-0.
Me fillimin e gjysmës së dytë të lojës është sërish Fredi që vulos suksesin e Brazilit.
Për t’u nënvizuar penalltia e humbur e Serxho Ramosit (55’) dhe kartoni i kuq i Xherard Pikesë (68’).
Në përfundim të Kupës së Konfederatave u ndanë edhe çmimet për më të mirët. Kështu, Nejmari fitoi “Topin e Artë” të turneut duke merituar “Topin e Artë”, kurse Injesta dhe Paulinjo u renditën pas tij. Zhulio Sezar u nderua me “Dorezën e Artë” si portieri më i mirë. “Këpuca e Artë” shkoi për Fernando Torresin, autor i 5 golave.
/Start/