Sulmuesi i Evian Tonon Gajard, Saber Khalifa, ka shënuar një supergol nga një distancë prej më tepër se 60 metrash në ndeshjen kundër Nisës në kampionatin francez.
Tri minuta nga fundi, kur vendasit fitonin 3-0, tuniziani ka përfituar nga dalja përpara e portierit kundërshtar dhe ka lëshuar të djathtën e tij duke realizuar një ndër golat më të bukur të këtij sezoni në Ligën 1.
Evian ndodhet dy pikë larg zonës së rënies nga kategoria, por kjo gjë nuk e ka ndaluar ekipin modest që të shkojë në finalen e Kupës së Francës, pasi eliminoi PSG-në në gjysmëfinale. Pikërisht Khailfa shënonte golin e barazimit të asaj ndeshjeje, të cilën Eviani më pas e fitonte me penallti. /Start/
Categories