Sektori i Femrës pranë FRI-së, dega Tetovë, me sukses përmbylli aktivitetet që u realizuan në shenjë përkujtimi të datëlindjes së Profetit Muhamed a.s, në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.” Aktivitetet u përmbyllën me realizimin e disa ligjëratave nëpër xhamitë e Tetovës.
Ligjëratat në fjalë filluan më 19 janar 2014 në xhaminë e fshatit Sllatinë, ku edhe u mbajt ligjërata e parë. Ligjërata e dytë u mbajt më 22 janar 2014 në fshatin Nerashtë. Dhe, ligjërata e fundit u realizua në fshatin Shemshovë, më 24 janar 2014.
Temën “Dashuria dhe pasimi i Muhamedit a.s” e shtjelloi ligjëruesja Sumeja Peza, e cila nëpër të gjitha tribunat e lartëpërmendura foli për Muhamedin a.s, jetën e tij, për dashurinë e Muhamedit a.s ndaj umetit të tij, si dhe tregoi se pasimi i tij është mënyra për të arritur në përfitimin e dashurisë profetike.
Me këtë përmbyllje ligjëratash përfundojnë edhe aktivitetet e Sektorit të Femrës, Tetovë, në kuadër të fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s”.