Liga Arabe është mbledhur për një takim të jashtëzakonshëm lidhur me situatën në Palestinë dhe në territoret e pushtuara, për të diskutuar rreth sulmeve izraelite ndaj xhamisë së shenjtë Aksa.
Takimi mbahet me kërkese të vetë autoritetit palestinez me mbështetjet të Egjiptit lidhur me situatën e rënduar në qytetin e Kudsit (Jerusalem) dhe rreziqet që kanosin xhaminë Aksa, pas disabastisjeve dhe sulmeve të forcave të rendit të Izraelit, biznesmenëve dhe fanatikëve hebrenj, të cilët kanë sulmuar besimtarët dhe ekipin që mbron ambientet e xhamisë.
Xhamia Aksa është shndërruar në pre të shumë sulmeve, ndërtimit të tuneleve poshtë saj nga autoritetet izraelite, instalimi i kamerave përgjuese brenda ambienteve të saj, arrestimi i besimtarëve etj… e gjitha kjo në kuadrin e politikave për shembjen e saj.
Sulmet ndaj xhamisë Aksa përsëriten më shpesh kur flitet për bisedimet dhe procesin e paqes, ndërkohë që sulmi më i fundit ka ndodhur ditën e përkujtimit të masakrës në xhaminë e Ibrahimit a.s në Abron, ku një ekstremist hebre vrau besimtarët brenda xhamisë, në vitin 1994.
Sakaq, 47 deputetë jordanezë kanë kërkuar shfuqizimin e marrëveshjes së paqes mes Jordanisë dhe Izraelit për shkak të sulmeve ndaj xhamisë Aksa, të cilat i kanë konsideruar si shkelje të kësaj marrëveshjeje.
Categories