Categories
Lajme FRI

Takimet informative në kuadër të Talentiumit në Shkup

Sot, e Shtunë (20.12.2014) në qytetin e Shkupit filloi sezoni i dytë, i ri, për aplikim në projektin “Talentium”, ku pjesëmarës ishin nxënësit e shkollave të mesme po të këtij qyteti, prezentimi i Projektit në fjalë u realizua në dy pjesë,në pjesën e parë u shtjellua rrjedhoja e trajnimeve dhe qëllimet, ndërsa pjesa e dytë vijoi me një lojë nxitëse-kreative e paraqitur nga disa prej anëtarëve të grupit punues të projektit Talentium.
Bartës i këtij projekti është Forumi Rinor Islam.
Projekti ka për synim nxjerrjen e talentit të të rinjve në pah. Motoja e projektit është “Trego talentin tënd, bëhu pjesë e projektit të madh TALENTIUM”! Në këtë projekt do të përfshihen më shumë se 200 nxënës nga 5 qytete të Maqedonsisë; Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar dhe Kërçovë.
Projekti do të zgjasë 8 javë dhe gjatë aplikimit të saj do të mbahen trajnime dhe ligjerata në tema mbi Komunikim, Media dhe Lidership. Projekti do të kurorëzohet me garat e pjesëmarrësve në projekt për fushat të cilat kanë dëgjuar ligjerata. Më të mirët do të shpërblehen me bursa të ndryshme për studime dhe të ngjajshme.

10857990_1031759456840494_8228255186294212729_n
Talentium, Shkup

Talentium, Shkup

 

 Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam

Exit mobile version