Categories
Lajme FRI

TAKIMI EDUKATIV I RADHËS ME BURSISTËT E FRI-SË

Në kuadër të takimeve të rregullta me bursistët e Forumit Rinor Islam, dje u realizua takim edukativ me temë “Dija sipas Kur’anit”, i cili u zhvillua në Tetovë.
Ligjërata u ligjërua nga teolog Mevlan Abazi, i cili theksoi rëndësinë e dijes në Islam, rolin e saj në ndërtimin e individit dhe shoqërisë, si dhe vlerën që Kur’ani i kushton kërkimit të vazhdueshëm të diturisë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe interaktive, duke u dhënë bursistëve mundësinë për reflektim dhe diskutim rreth temës së trajtuar.
Në kuadër të aktiviteteve për bursistët, FRI ka realizuar edhe takime në Shkup, ku bursistët patën mundësinë të jenë pjesë e një ligjërate të hapur me teologun Vladimir Kera, duke pasuruar më tej dimensionin edukativ dhe shpirtëror të këtij programi.
Tetovë, 24 janar 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version