Në kryeqytetin e Republikës Turke të Qipros Veriore, u mbjat “Takimi i 9-të Rinor Ndërkombëtar”, organizuar nga Unioni i Organizatave Joqeveritare të Botës Islame (UNIW). Në këtë takim ishin të pranishëm të rinjtë e më shumë se 30 shteteve të ndryshme të botës si dhe ligjërues të ndryshëm.
Qëllimi i takimit ishte bashkimi i të rinjëve të Botës Islame nën një umbrellë, ku diskutohen problemet dhe krizat e ndryshme duke ofruar edhe zgjidhjet e mundshme. Brenda pesë ditësh të rinjtë folën mbi problemet me të cilat ballafaqohen muslimanët në pjesë të ndryshme të botës, probleme këto të natyrave të ndryshme, duke filluar nga liria e praktikimit të lirë të fesë, islamofobia, edukimi, shëndetësia e deri te problemet ekonomike.
Të rinjtë nga shtetet e ish-Bashkimi Sovjetik dhe vendet tjera të Azisë, theksuan problemet që hasin në praktikimin e lirë të fesë, duke vënë në pah ndalesat e shumta nga shteti. Muslimanët në këto shtete kryesisht përballen me represione të madhe nga shteti si: ndalimi i edukimit fetar, diskriminimi, tortura dhe burgosjet e shumëta, politikat asimiluese, si dhe kufizimi hapësirës së të rinjëve muslimanë në jetën publike. Gjithashtu u diskutua edhe diskriminimi i muslimanëve që jetojnë brenda territorit të Kinës si dhe gjendja alarmuese në Arakan. U përmend poashtu fakti se muslimanët në këto territore vazhdimisht u nënshtrohen presioneve të shumta që ndërmjet tjerash, edhe emigrimi i dhunshëm.
Përfaqësuesit nga shtetet e Afrikës shpalosën problemet e tyre me varfërinë, mundësitë e pakta të edukimit, problemet me grupet e ndryshme si dhe kërcënimet nga veprimtaritë e misionerëve të huaj. U diskutua edhe për problemet e Somalisë dhe si zgjedhje u ofrua jo vetëm ndihma materiale, por trajnimi dhe edukimi i qytetarëve në mënyrë që ata të arrijnë të fuqizohen duke përdorur potencialet që ofron vendi. Me theks të veçantë u diskutua për krizën në Mali dhe ekspeditën e nisur nga Franca.
Vëmendje e veçantë iu kushtua muslimanëve të Lindjes së Mesme si dhe krizës në Siri, ku u prezantuan problemet e palestinezëve dhe politikat okupuese të Izraelit. Përballjet me varfërinë që vjen nga bllokada e vazhdushme dhe izolimi ekonomik. Kampet e refugjatëve dhe gjendja e tyre e mjerushme ishte një temë tjetër që u diskutua dhe e cila kërkon zgjidhje të shpejtë.
Në sesionin për shtetet e Ballkanit, të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia si dhe Lugina e Preshevës folën për problemet në përgjithësi ku ndër të tjera u theksua gjendja jo e mirë arsimore, presioni anti-islam që buron nga mbetjet e regjimeve komuniste e të tjerë, si dhe propaganda e madhe mediatike kundër Islamit. Në takim ishe prezent Prof. Dr.Ali Pajaziti, nga Maqedonia, i cili prezentoi gjendjen e përgjithshme të muslimanëve të Ballkanit dhe zhvillimet në dekadat e fundit.
Të rinjtë nga shtetet e BE-së dhe Amerikës folën për diskriminimin ndaj muslimanëve, vështirësitë e integrimit në shoqëri dhe përballjet me islamofobinë. Ata folën për mënyrat se si muslimanët duhet të integrohen në shoqëri, zhvillimin e aktiviteteve kultorore dhe nevojën për prezentimin e drejtë të Islamit.
Takimi do të vazhdoj edhe dy ditë në Stamboll, ku të rinjtë do të kenë mundësinë e njoftimit me njëri-tjetrin si dhe të vizitojnë vende historike në Stamboll.
Unioni i Organizatave Joqeveritare të Botës Islame është themeluar në vitin 2005 dhe shërben si pikëtakim i mbi 300 OJQ-ve nga më shumë se 50 shtete të botës. …/mesazhi/
EDITOR
12 years ago
next article
Shitësi i lapsave
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago