Këtë fundjavë janë realizuar trajimet e dyta me radhë të projekteve të “Mozaikut rinor” në Kumanovë dhe Kërçovë.

Në qytetin e Kumanovës, ku po realizohet projekti “Incept” është trajtuar tema “Bullizmi”, me psikologen Delvina Ismaili. Gjatë këtij takimi Jaffa Plus, me përfaqësues Bardhosh Limanin, freskoi nxënësit me disa pije të cilat i ndau për to.

Krahas “Inceptit”, në Kërçovë po realizohet projekti “Talentium”. Takimi i dytë i këtij projekti u realizua në hapësirat e RTV Uskana, ku nxënësit u mirëpritën nga stafi i këtij radiotelevizori, të cilët informuan nxënësit për punën në televizor.

10 shkurt 2024