Categories
Lajme

Taksimi pas përleshjeve të ashpra me policinë (FOTO)

Një ditë pas përleshjeve, dhe protestës 13 ditore tashmë në sheshin Taksim sheh vetëm buldozerë që pastrojnë territorin nga barrikadat apo çadrat e protestuesve.

 
Qeverisë turke, nga mbrëmë, iu deshën vetëm tetë orë me ujë dhe gaz lotsjellës që të shpërndarjnë njerëzit që kundërshtojnë regjimin e Erdogan.

“Ne jo vetëm që do t’u japim fund veprimeve, por do të jemi te zverku i provokatorëve dhe terroristëve dhe askush nuk do të shpëtojë”, shtoi kryeministri. Në kohën që Eedogani fliste, policia e pajisur me mjete kundër demonstruesve u fut në Sheshin Taksim, i cili ka qenë në qendër të protestave antiqeveritare. Policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome dhe ujëhedhës për t’i shpërndarë protestuesit. Buldozerët larguan barrikadat e ngritura nga demonstruesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version