Tabloidi britanik Daily Mail ka bërë të ditur se Chelsea ka ofruar dy milionë funte për transferimin e talentit turk, 15 vjeçarit Enes Unal, i cili në ligat e juniorëve ka shënuar 170 gola në 102 ndeshje. Unal, vitin e ardhshëm pritet të paraqitet në Kampionatin botëror U-20 në Turqi.
Nëse nënshkruan për Chelsean, Unal do t’i bashkohej një grupi të futbollistëve të talentuar të cilët këtë edicion janë kualifikuar për në gjysmëfinale të NextGen Series, turne që grumbullon skuadrat më të mira të reja në Evropë. Unal kërkohet edhe nga dy gjigantët e Manchesterit, United dhe City.
Categories