Categories
Lajme FRI

Talentium – drejt realizimit të vizionit personal

Forumi Rinor Islam në kuadër të projektit Talentium organizoi trajnimin përmbyllës për këtë vit akademik. Trajnimi u realizua me nxënësit pjesëmarrës të qyteteve të Shkupit, Kumanovës, Gostivarit dhe Tetovës. Ky trajnim njëkohësisht është edhe takimi i përbashkët i të gjithë nxënësve të cilët gjatë 4 muajve të kaluar ishin pjesë e trajnimeve në kuadër të projektit Talentium. Ky trajnim u realizua në hapësisrat e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, në Shkup. Trajnimi u realizua në tri pjesë: pjesa e parë i takoi panelisitit Leonard Kaja, i cili ligjëroi në temën “Drejt dëshirës, drejt realizimit vizionit personal”, ndër të tjerash potencoi se “…qëlllimi, vizioni, misioni janë ndër tre faktorët kryesor për të arritur deri tek suksesi, edhe jo gjithçka blehet, por gjithçka ka çmimin e vet në rrugën drejt arritjes së qëllimeve personale dhe profesionale. Ndërsa veset dhe shprehitë janë pengesë për të të arritur deri tek qëllimi.” Në pjesën e dytë prezantoi hoxhë Hasan Baftijari me temë “Etika e komunikimit (me model Muhamedin a.s.)”. Një ndër hadithet argumenton se Profeti (s.a.v.s) kishte aftësi të jashtëzakonshme për të aktivizuar të gjitha shqisat e dëgjuesit, e jo vetëm shqisën e të dëgjuarit. “…Të biseduarit me interes të përbashkët, duhet ndryshuar mënyrën e komunikimit sipas rastit dhe pozitës së njeriut që ka në shoqëri. Ndërsa të poshtëruarit e tjetrit njollos një det të tërë…” veçoi ligjëruesi. Në pjesë e tretë morri fjalën përfaqësuesi i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Bujar Muça, i cili prezantoi përparësitë dhe mundësitë e studimit në këtë universitet. Pjesa e fundit ishte hapësira për të parashtruar nxënësit pyetje.
Projekti Talentium është projekt i destinuar për nxënësit e shkollave të mesme të qyteteve të Kumanovës, Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit. Është projekt 6 mujor, në kuadër të të cilit nxënësit trajnohen në lëmin e komunikimit, mediumeve dhe lidershipit. Me përfundimin e trajnimeve organizohen garat gjysmëfinale nëpër qytetet përkatëse, nga të cilët zgjedhen 2 garues në fjalime motivuese dhe 1 dokumentar, të cilët do të garojnë në finalen e madhe me pjesëmarrësit nga qytetet e tjera.
IMG_1728

Exit mobile version