Forumi Rinor Islam, dega Kumanovë gjatë fundjavës në lokalet e Ish Komitetit Komunal të Kumanovës, realizoi eventin “Talentium”, event ky i cili kishte të bëjë me fjalime publike të nxënësve të shkollave të mesme të Komunës së Kumanovës edhe Likovës.
Në këtë garë të fjalimeve publike të organizuar nga FRI-Dega Kumanovë garues ishin gjithësej 10 nxënës ku në fund u zgjodhën dy më të mirët e të cilët rrugën e tyre do ta vazhdojnë në finalen e madhe e cila do të mbahet në Shkup ne lokalitet e Forumit Rinor Islam gjatë javës se ardhëshme.