Categories
Lajme FRI

Tarik Ramadan: Nuk ka as Pranverë arabe dhe as revolucione

(9 Tetor 2011)
Pas euforisë, optimizmit, dhe shpresës, ka ardhur koha që të rikthehemi pas në realitet dhe të vlerësojmë me mendje të ftohtë ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut  (MENA). Shpejtësia e e kryengritjeve të njëpasnjëshme ishte kaq e madhe saqë ishte legjitime që ne të dilnim në përfundimin se ne po futeshim në një epokë rrënjësisht të re.  Sot kur kanë kaluar më shumë se 6 muaj nga rënia e diktatorëve të Tunizisë dhe Egjiptit, po ngrihen pyetje kritike. A është legjitime që të pyesim se çfarë po ndodh me të vërtetë në këto dy vende. Kudo është një konfuzion: më shumë se 110 parti politike po konkurojnë në zgjedhjet e ardhshme parlametare të Tunizisë, ndërsa Egjipti po përjeton negociata sekrete për të mbrojtur anëtarët e regjimit të vjetër- veçanërisht komandatët e  Ushtrisë. Peisazhi  politik i Tunizisë është bërë i vrazhdë dhe në Egjipt ekziston një ndjenjë se ushtria po e merr peng kryengritjen, dhe se disa lider po luajnë një lojë të dyfishtë.
Na thuhet se “Revolucionet kërkojnë kohë”, dhe që të mos nxitohemi.  Historia tregon se liria ka një çmim. Kjo është e  vërtetë. Ne duhet të mbetemi të angazhuar, të përkushtuar dhe optimist, porse as tepër idealistë apo naivë. Situata në Tunizi, apo aq më tepër në Egjipt, jep arsye për shqetësim: në të dyja vendet skena politike i ngjan ngushtësisht kaosit. Polarizimi mes prirjeve laike dhe islamike mbizotëron ndaj ndonjë diskutimi serioz në lidhje me sfidat kryesore politike dhe sociale që po përballen vendet përkatëse. Forcat e Armatosura po vështrojnë, nëse jo po vëzhgojnë, zhvillimet brënda shoqërive tuniziane dhe egjiptiane, ndërsa vendet e huaja po ripërshtasin pozicionet dhe strategjitë e tyre. Mund të mbetet qartësisht e vërtetë se ne nuk do të rikthehemi tek diktaturat e vjetra por mbetet e paqartë se çfarë lloj demokracie do të vendoset. Disa mendojnë se është tejet herët për të folur.  Ne duhet të sygjerojmë se nuk është një çështje kohe sesa një problem i thelbit dhe i konsideratave gjeopolitike. Ajo çka për të cilën ne jemi dëshmitarë  është skajshmërisht larg larg nga të qënurit një Pranverë Arabe.
Duke vështruar më afër në Libi, këto çështje bëhen edhe më kritike teksa konfuzioni bëhet edhe më i thellë. Çfarë do të rezervojë e ardhmja tashmë kur Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara-duke vepruar nëpëremjet NATO-s- e çliruan atë nga Muamar Kadafi? Kush janë njerëzit të cilët përbëjnë Këshillin kombëtar Tranzicional (TNC)? Si munden ato që të ndërmarrin vendime kaq të shpejta në lidhje me shpërndarjen e prodhimit kombëtar të naftës, duke favorizuar kaq hapur dhe kaq lehtë vendet Perëndimore?  Çafrë lojrash po luhen,  përtej fjalëve të bukura për demokracinë,lirinë dhe dinjitetin e popullit libian, për të kontrolluar dhe marrë pasurinë e vendit? Skenari na rikujton ne Irakun: gjërat janë ende të pavendosura, Kadafi është zhdukur, dhe tejet shpejt situate është nën kontroll. Kontrolli do të jetë ekonomik dhe gjeopolitik sesa një shteg demokratik drejt lirisë. Sihurisht që ka konfuzion-por qartësisht nuk kemi të bëjmë me një revolucion.
Fuqitë e Mëdha duket se janë në konflikt në lidhje me fatin e regjimit sirian. U deshën 6 muaj për Francën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që ti kërkonin Besher al Asad që të dorëhiqej. Ndërsa ato po i kërkojnë atij krejt druajtje që të largohet, Kina dhe Rusia duket se po i ndihmojnë ato që të mos bëjnë asgjë. Asnjë rezolutë e Kombeve të Bashkuara, asnjë qëndrim i qartë dhe asnjë mbështetje e pastër për kryengritjen siriane. Sërish nuk është çështje kohe dhe as çështje e demokracisë, porse konsideratat gjeopolitike përbëjnë faktorin vendimtar. Gjaku sirian pasqyron pozicionin gjeopolitik të vendit: ai mundet dhe do të derdhet në emër të llogaritjeve politike. Këshilli Kombëtar Sirian i sapothemeluar nuk po kërkon me vend për një ndërhyrje të huaj por po kërkon mbështetjen ndërkombëtare dhe diplomatike: përtej fjalëve ato spo bëjnë asgjë. Perëndimi, Kina dhe Rusia po shqetësohen rreth Islamikëve sirianë, duke siguruar edhe një herë se asgjë nuk ka ndryshuar. Fuqitë e Mëdha nuk shqetësohen për demokracinë: ato do të mbeten të heshtur  përsa kohë që interesat e tyre janë të mbrojtura megjithëse  civilët po masakrohen. Popujt jemenit dhe bahreinas mund të ndihen të harruar: sepse në të vërtetë ato janë për kauzën dhe shpresën e tyre porse gjaku i tyre nuk meriton të sakrifikohet nga më i fuqishmi.
Qeveria turke po përpiqet që të përfshihet më tepër. Ajo ka organizuar konferenca, takime dhe seminare pune me liderët dhe aktivistët arabë. Por a po vepron ajo me një vizion të ri politik dhe gjeopolitik apo po kërkon ndikim ekonomik?  Pyetja kyçe është që të vlerësojmë se çfarë liri veprimi gëzon në ditët e sotme qeveria turke për të nxitur aleancat dhe dinamikat origjinale në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. A është ajo një lojtar i pavarur që  po merr përparësitë e konkurrencës mes Shteteve të Bashkuara, vendeve Evropiane, Izraelit, Kinës dhe Rusisë? A i ka Turqia potencialet që të ofrojë më shumë qartësi në koinfuzionin aktual? Përgjigjia është shumë larg për të qënë e qartë: Turqia duket se po përpiqet për të pajtuar “vullnetin e mirë” me interesat e rëndësishme ekonomike si dhe aleancat gjeopolitike.
Këto kohë janë kritike. Ne duhet të punojmë drejt një qasje holistike rajonale, duke patur parasysh dimensionet e kombinuara politike, ekonomike, dhe gjeopolitike të problemit. Panorama është më pak rozë dhe më e frikshme sesa mund të shfaqej në vështrimin e parë emocional. Ajo çka ne po shohim që po ndodh rreth nesh nuk është as “Pranverë Arabe” dhe as një “Revolucion”. Diçka po ndryshon në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në një mënyrë tejet të çuditshme. Rizgjimi arab mbetet një realitet konfuz, dhe një enigëm. Nuk është e lehtë që të përcjellim dhe të respektojmë shpresat dhe optimizmat e popullatave teksa ne vlerësojmë përllogaritjet cinike të qeverive dhe politikanëve. Qëndrimi më i urtë duket se kombinon qëndrueshmërinë dhe në një studim të thellë, të miratojnë një qëndrim etik që i vlerëson ëndrrat pa harruar që të vë në dukje të vërtetat e papërshtatshme, mashtrimet, dhe korrupsionin, qoftë ai i diktatorëve apo i çlirimtarëve, apo qoftë ai  i armiqve ashtu sikurse dhe i miqve.
Përktheu: Ervin Hakorja

Exit mobile version