Së fundmi Microsoft-i ka deklaruar se aktualisht Outlook.com përfshin 400 milion llogari aktive. Gjatë këtij deklarimi kompania ka prezantuar edhe një opsion të ri që me siguri do të mirëpritet nga përdoruesit.
Opsioni ofron mundësinë e dërgimit të e-mailve në Outlook.com edhe nga adresat e tjera. Kjo do të thotë se edhe në qoftë se jeni të loguar në Outlook.com përsëri mund të shkruani një e-mail dhe ta dërgoni atë duke përzgjedhur një adresë tjetër (p.sh. Gmail, Yahoo Mail etj…) dhe do të duket njëlloj sikur e keni dërguar nga dresat origjinale të tyre.
Hapat e realizimit të këtij opsioni do t’ju ndihmojnë që të kuptoni më mirë se si funksionon dhe sa mund të përfitoni.
1. Shkoni tek Settings > More mail settings. Tek seksioni “Managing your Account” klikoni “Your email account”. Kaloni tek “Add an email account” dhe përzgjidhni butonin “Add send-and-receive account”.
2. Vendosni të gjitha të dhënat e llogarisë tuaj e-mail duke përfshirë këtu adresën dhe fjalëkalimin dhe më pas klikoni Next.
3. Pasi të jeni loguar në llogarinë tuaj në Outlook.com do të pyeteni nga sistemi nëse dëshironi t’i ruani e-mailet tuaja. Përzgjidhni një skedar të caktuar dhe më pas klikoni Save.
4. Pasi të jetë regjistruar llogaria juaj klikoni butonin “Go to Your Inbox”.
Pasi të keni realizuar këto hapa me sukses kur të filloni të shkruani një e-mail të caktuar në qoftë se do të klikoni tek emri juaj do të shfaqet një listë me adresat që mund të përdorni. (PCWorld Albanian)
Categories