Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim joformal për të diskutuar ngjarjet në Krime, ndërsa takimi u mbajt në praninë e përfaqësuesit të Tatarëve, grup etnik në rajonin e trazuar.
Udhëheqësi Tatarëve të Krimesë, Mustafa Jemilev kritikoi referendumin e mbajtur muajin e kalur, i cili ishte bojkotuar nga Tatarët e Krimesë. Ky referendum u inicua nga bashkësia ruse, për t’u bashkuar me Rusinë.
Jemilev vuri në pyetje legjitimitetin e referendumit, duke thënë se nuk mund të mbahet referendum në tokën e pushtuar. Ai ka shtuar se referendumi i fundit ka shkelur ligjin e Ukrainës.
Por Jemilev tha se Tatarët e Krimesë do të mbajnë referendum tyre. ” Referendumi jonë do të jetë i hapur dhe ne kërkojmë vëzhgues ndërkombëtarë”, shtoi ai.
Jemilev tha se është i kënaqur me pozitën e Turqisë mbi çështjen e Krimesë.” Ditët e fundit, Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan foli me presidentin rus Vladimir Putin, të cilit i tha se Tatarët e Krimesë janë të afërmit e turqve, dhe se Turqia nuk do të mbetet pasive nëse diçka ndodh me ta”. /mesazhi/