Tatarët e Krimesë, popullsia me përkatësi fetare myslimane ka shpallur Autonominë Territorialo – Kombëtare në Kongresin e jashtëzakonshëm nacional të mbajtur  në Bahisaraj në rajonin e Krimesë. Shpalljen e vendimit e ka bërë myftiu kryesor tatar Ravilom Gainutdinom.
“Ne populli tatar i Krimesë i drejtohemi OKB-së, Këshillit të Evropës, BE-së, OSBE dhe Organizatës Islmaike si dhe shteteve të tjera që të mbështesin të drejtën e popullit tonë për vetëvendosje dhe shpalljen e autonomisë nacionale dhe territoriale të popullit tatar të Krimesë”, thuhet në tekstin e rezolutës së miratuar. Refat Çubarov, njëri nga udhëheqësit tatar theksoi se nuk përjashtohet edhe mbajtja e referendumit për vetëvendosje, i cili do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur nga rusët e Krimesë. Çubarov pas situatës së krijuar në Krime ka theksuar se është i nevojshëm takimi edhe me presidentin rus Vladimir Putin, por sipas tij Rezoluta e tyre nuk njeh aneksimin e Krimesë nga rusët.
Në këtë kongres kanë marrë pjesë, Myftiu i Krimesë, Emirali Ablajev, kryetari i Republikës Tatare Ruse – Tatarstan, Rustam Minihanov si dhe kryetari i këshillit të myftive të Rusisë, Ravil Gajnutdin.
Sipas mediave ukrainase, autoritetet e Krimesë i kanë premtuar tatarëve pjesëmarrje në pushtet me 20 për qind në të gjitha organet e pushtetit. Sipas statistikave të dhjetorit të vitit të kaluar, në Krime jetojnë, 1,9 milionë banorë, mes tyre 58 për qind rus, 24 ukrainas dhe 12 për qind tatar.
Mbi 200 mijë tatar në vitin 1944 me urdhër të Stalinit ishin deportuar nga Krimeja duke u dërguar në Uzbekistan, Taxhikistan, Turkmenistan dhe Kirgistan. Por kthimi i tyre u bë në fillim të 1989. (INA)
Foto: Beta/AP