Në përgjigje të këtyre planeve, kreu i Tatarëve Refat Chubarov tha “ Ne nuk do të lejojmë askënd që të na dëbojë nga ky vend, dhe nuk do të lejojmë që ky vend të bëhet pronë e dikujt tjetër.”
Zëvendëskryeministri i Krimesë Rustam Temirgaliyev ka thënë se disa prej Tatarëve duhet të lirojnë shtëpitë e tyre në këmbim të një toke të re diku tjetër në rajon.
Duke folur për RIA Novosti të martën, zyrtari tha se qeveria dëshiron që të rregullojë vendin dhe se Tatarët jozyrtarisht kishin ardhur në vend, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
“Ne kemi kërkuar nga Tatarët e Krimesë që të lirojnë një pjesë të tokave të tyre, e cila është e nevojshme për nevojat sociale,” ka thënë Temirgaliyev, duke shtuar “Por jemi të gatshëm të ndajmë dhe të legalizojmë shumë pjesë të tjera të vendit për të siguruar një jetë normale për Tatarët.”
Në përgjigje të këtyre planeve, kreu i Tatarëve Refat Chubarov tha “ Ne nuk do të lejojmë askënd që të na dëbojë nga ky vend, dhe nuk do të lejojmë që ky vend të bëhet pronë e dikujt tjetër.”
Chubarov shtoi se Tatarët ishin duke punuar për të ruajtur shkollat dhe gjuhën e tyre vendase.
Shumica dërrmuese e Tatarëve të Krimesë, të cilët kundërshtojnë shkëputjen nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë, bojkotuan referendumin e së dielës në të cilin popullata kryesisht etnike ruse e rajonit votoi për aneksim të Krimesë nga Rusia./mesazhi/