Në ambientet e Qendrës Rinore të FRI-së, FRI – dega Shkup ka organizuar ligjëratë me hoxhën e mirënjohur Omer Dauti. Tema mbi të cilën u fol në këtë ligjëratë mbante titullin “Të arrish qetësinë e brendshme”.
Fjalë përshëndetëse pati kryetari i FRI – dega Shkup, Afrim Demiri, kurse fjalën kryesore e kishte hoxha i nderuar, i cili fillimisht bëri të qarta rrethanat dinamike në të cilat gjendemi dhe nevojën për një qetësi të brendshme. Ai shpjegoi që në një botë të këtillë rruga e vetme e arritjes së qetësisë shpirtërore është rruga e Allahut. Hoxha Omer gjithashtu bëri të ditura edhe rastet se kur duhet të aktivizojmë qetësinë e brendshme.
Besojmë dhe shpresojmë që takimet e këtilla janë të domosdoshme për edukimin e mirëfilltë dhe mbjelljen e virtyteve të larta tek çdo zemër. Për këtë arsye do të vazhdojmë të jemi prezent në shoqëri duke ju bërë ballë të gjitha dukurive negative.
Shkup, 26 dhjetor 2022