“The New York Times”
Egjipti ka qenë në një spirale tatëpjete alarmante që prej rrëzimit të Presidentit Hosni Mubarak në vitin 2011. Megjithëse kështu, verdikti i gjykatës të hënën për dënimin me vdekje të 529 mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane për vrasjen e një oficeri të vetëm policie verën e kaluar ishte një shembull shokues i një sistemi “të çmendur” gjyqësor.
Vendimi mund të kthehet fare mirë mbrapsht nga apeli. Megjithatë, ai përfaqëson një përshkallëzim të egër të goditjes së pamëshirshme të qeverisë së udhëhequr nga ushtria kundër Vëllazërisë Myslimane dhe mbështetësve të Muhamed Morsit. Ai do të radikalizojë më tej anëtarët e grupit dhe me siguri do të rrisë pasigurinë në një prej vendeve më të rëndësishëm të botës arabe.
Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’i shikuar ngjarjet përveçse një show me një rezultat të paracaktuar politik. Qartësisht synonte të frikësonte të gjithë ata që guxojnë të sfidojnë ushtrinë apo shfaqin simpati për Vëllazërinë Myslimane dhe Morsit, i cili u zgjodh president në vitin 2012 me zgjedhje demokratike për tu rrëzuar me grusht ushtarak verën e kaluar.
Sipas ekspertëve ligjorë, verdikti përbën dënimin më masiv në historinë moderne të Egjiptit. Ai pasoi një gjyq që zgjati pak më shumë se dy ditë – kohë e pamjaftueshme për të gjykuar një person të vetëm, jo më 529 njerëz, të dënuar me vdekje për vrasjen e një oficeri policie në protestat që pasuan rrëzimin e Morsit.
Duke marrë parasysh këtë, dënimi i kaq shumë njerëzve me vdekje është absurd. Fakti që 16 prej të akuzuarve u shpallën të pafajshëm nuk e legjitimizon të tërë procesin. Vetëm 123 të pandehur ishin në sallën e gjyqit; të tjerët ose ishin liruar plotësisht, me kusht ose në arrati.
Është e pamundur të dish nëse gjykata në qytetin e Minjas ku verdiktet u dhanë është në armiqësi me Morsin dhe mbështetësit e tij që kanë përfshirë Egjiptin që prej rrëzimit apo nëse gjykata po vepronte në bazë të direktivave të zyrtarëve të Sigurisë. Cila do qoftë, ky rast paraqet një sistem paragjykues që ka qenë i shpejtë për të ndëshkuar mbështetësit e Morsit teksa injoronte shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut nga qeveria e udhëhequr nga ushtria që zëvendësoi Morsin.
Mes këtyre dhunimeve ishin vrasjet e më shumë se 1000 egjiptianëve që protestuan kundër grushtit të shtetit dhe arrestimi i mijëra të tjerëve. Këto incidente shkaktuan përleshje mes mbështetësve të Morsit dhe policisë anekënd vendit. Përleshjet përfshinin protestat e dhunshme në Mina vitin e kaluar mes të cilave edhe vrasjen e një oficeri policie që çoi tek ky gjyq.
Qeveritë, sigurisht, kanë detyrë të mbrojnë qytetarët e tyre dhe të vendosin para drejtësisë kriminelët. Por ky gjyq kishte të gjithë përbërësit e hakmarrjes, jo të një gjykimi të drejtë dhe të lirë. Madje edhe nëse verdikti kthehet mbrapsht në gjykatën e apelit, sikundër parashikojnë avokatët, procesi është ilegjitim dhe përjetëson përpjekjet transparente të qeverisë për të shtypur Vëllazërinë. Gabimet e Morsit, mënyrat autoritare dhe përpjekjet për të monipolizuar pushtetin tashmë duken modeste krahasuar me brutalitetin e pasuesit të tij.
Verdikti po ashtu duhet të shkaktojë alarm lidhur me fatin e të burgosurve të tjerë, përfshirë shumë gazetarë të kanalit televiziv pan-arab “Al-Jazeera”gjyqi i të cilëve vazhdon në Kajro, sikundër për 600 të pandehur të tjerë, gjyqi masiv i të cilëve pritet të nisë të martën. Mundësia që të gjithë të përballen me dënime me vdekje, një dënim barbar dhe i pambrojtshëm, është trishtues.
Në mënyrë të pashpjegueshme, Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Britania lëshuan deklarata të dobëta, në të cilat thanë se ishin “thellësisht të shqetësuar” për dënimet me vdekje. Kjo nuk ka gjasa të ketë efekt mbi ushtrinë e Egjiptit dhe tek një popullatë që gjerësisht duket se është e gatshme të tolerojë abuzimet e saj./start/
EDITOR
11 years ago
previous article
AKEA: “Si të bëjmë botën më të lumtur?”
next article
Ja cila do të jetë kulla më e gjatë në botë (Video)
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago