Kompjuterat e së ardhmes do të jenë gjithnjë e më të vegjël dhe do të marrin përsipër gjithnjë e më shumë punë të njeriut. Ëndrra e dixhitalizimit ende nuk ka marrë fund.
Kompjuteri i së ardhmes do të jetë gjithkund dhe askund. Duket si një thënie kontradiktore në vetvete, por Prof. Stefan Jähnichen mund të na sqarojë: “Kompjuterat do të bëhen gjithnjë e më të vegjël, hap pas hapi ata do t’i fshihen pamjes që shohim ne.”
Me këtë profesori për teknikën software në Universitetin Teknik të Berlinit nënkupton atë që kolegët e tij e cilësojnë si “sistemet e integruara”. Kompjuterat me kapacitet të lartë në të ardhmen do të bëhen gjithnjë e më shumë pjesë e jetës sonë të përdisthme, do të komandojnë dhe rregullojnë jetën tonë pa vënë re. “Kush e di sot për shembull se në një makinë të re sot fshihen më shumë se 80 kompjutera, të cilat shoferi nuk i shikon”, thotë prof. Jähnichen.
Tingujt e së ardhmes në fushën kompjuterike

Kompjuteri i së ardhmes do të jetë gjithkund dhe askund.
Kompjuteri i së ardhmes do të jetë gjithkund dhe askund.

Kjo tendencë e kthimit të kompjuterit në shoqëruesin besnik gati të padukshëm të njeriut do të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen. Kjo i bën shumë gjëra të mundura. Asnjë pronar shtëpie në të ardhmen nuk do të shkojë me pushime pa e kontrolluar,”shtëpinë e tij inteligjente” që nga larg. Asnjë punonjës firme nuk do të niset në udhëtime biznesi pa e pyetur më parë asistentin e tij të identifikimit pamor mbi partnerin e bisedimeve. Dhe asnjë kirurg nuk do të bëjë operacione, pa e përgatitur më parë operacionin me asistentin e tij dixhital.
Vizioneri i fushës së kompjuterave Prof. Jähnichen ëndërron që fund të gjithë kësaj udhe zhvillimi të kemi një chip i cili të mund të transplantohet edhe në tru. Përmes programeve universale të memorizimit, njerëzit do të munden që në internet të kërkojnë të dhënat e që duan në “Cloud Computing”, ose në “retë dixhitale”.
Perspektiva të tilla bëjnë që vetë smartphones dhe kompjuterat e sheshtë të futen në vitin 2030 në muzeumin e informatikës. “Në të ardhmen elementët memorizues do të bëhen më të vegjël dhe më efektivë, edhe procesorët do të bëhen më të fuqishëm dhe më të vegjël. Prej kohësh procesorët e ashtuquajtur “multicore” po zëvendësojnë kompjuterat klasikë. Në vend të një apo të pak procesorëve si sot në një chip komjuteri, në të ardhmen do të kemi mijëra, procesorë të pavarur nga njëri-tjetri në një chip të tillë. Kjo do të bëjë që në të ardhmen të rritet vazhdimisht kapaciteti i kompjuterave.
Komandim me intuitë dhe gjeste
Komunikimi njeri-kompjuter do të futet në rrugë të reja deri në vitin 2030. Informatat dhe komandat nuk do të jepen përmes tastaturës apo mausëve, por përmes formave të reja që do të jenë shumë më tepër interaktive, thotë Prof. Stefan Jähnichen. Dëshira e tij është që të ketë në të ardhmen një “laps multifunksional”, me të cilin do të bëhet më e lehtë dhe intuitive përdorimi i kompjuterave.
Prof. Stefan Jähnichen, Universiteti Teknik i Berlinit Prof. Stefan Jähnichen, Universiteti Teknik i Berlinit
Koncepti: Një laps i tillë në dorë do të mjaftojë që të ndezësh apo mbyllësh si sistemin e ngrohjes në shtëpi, lavatriçen apo pajisje të tjera. Me përparimin e teknikës së kamerave dhe përpunimit të pamjes, ky laps mundet madje në të ardhmen të bëhet i panevojshëm si instrument sinjalizues. Vetëm me gishta apo zë, njeriu do të duhet të komandojë kompjuterat e integruar. “Në secilin nga gishtat qëndron një komandë më vete si për radion ashtu edhe televizionin tim,” thotë Prof. Jähnichen. Çdo gjest shkakton një veprim, si për shembull ndërrimin e programit apo ndryshimin e volumit.
Kur objektet do të mësojnë edhe të flasin…
Kompjuterat e 2023-s madje kanë mësuar edhe “të flasin”. Prof. Jähnichen sqaron se nuk bëhet fjalë se si të fus unë përmes gjesteve informacione në kompjuter, por se si prezanton ai rezultatet në mjedisin tim”. Pra, në vend që të lexoh rezultatet në monitorë, në të ardhmen përdoruesit do të ndjejnë drejtpërdrejt reagimin e kompjuterit të tyre.
Komunikimi njeri-kompjuter do të futet në rrugë të reja deri në vitin 2030
Komunikimi njeri-kompjuter do të futet në rrugë të reja deri në vitin 2030

Për shembull kur në një “shtëpi inteligjente” ndriçimi, ngrohja por edhe sistemi i ajrimit do t’i përshtaten nevojave të banorëve. Falë sensorëve do të ngrohet vetëm aty ku konstatohet lëvizje. “Aparatet do të jenë të lidhur më shumë me njëri-tjetrin dhe do marrin përsipër detyra gjithnjë e më komplekse. Por ajo që gëzon informaticienët, është tmerr për mbrojtësit e të dhënave. Sepse po qe se të gjitha fushat e jetës njerëzore do të bëhen “inteligjente”, atëherë nuk është e gjatë rruga deri tek “njeriu i qelqtë”. Edhe Prof. Jähnichen dëshiron asistencë dixhitale në shumë fusha, por sferën time private dua ta ruaj si të tillë.”/dw/