Dr. Samije Menisi
Gruaja në Evropë nuk ka arritur të drejtat e saj më herët se fillimi i shekullit njëzet, dhe as atëherë, megjithatë nuk ka arritur në atë shkallë që ka arritur gruaja në Islam.
Gruaja ka arritur të drejtat e saj të plota në hijen e Sheriatit islam në çdo lëmë, ka ruajtur nderin e saj dhe është ngritur në pozitë të lartë derisa ka arritur nivelin më të lartë në çdo shoqëri ose civilizim të kaluar a të tanishëm…Pavarësisht nga disa zëra që janë ngritur e trumbetojnë se Islami nuk i ka dhënë femrës të drejtën e saj të plotë, kjo është shpifje ndaj Islamit dhe shpifje për gruan myslimane. Tash kanë nisur aktivitete e kërkesa për të drejtat e gruas, e cila ishte lënë në harresë të madhe në Evropë dhe në vende të tjera të botës, për të arritur shkallën më të ulët në Mesjetë. Në shekujt e fundit, më saktë, gjatë shekullit njëzet u bënë disa hapa politikë për të kërkuar të drejtat e gruas, kurse Islami të drejtën e plotë të gruas e kishte rrënjosur që nga shekulli i pejgamberllëkut, d.m.th. para 14 shekujsh gjatë (plotësimit) të Sheriatit islam. Organizatat ndërkombëtare, janë munduar të bëjnë marrëveshje për të mbrojtur gruan dhe për të arritur të drejtat e saj në të gjitha fushat, po nuk e kanë arritur atë që kishte arritur gruaja myslimane në Sheriatin islam, që në fillimet e Islamit.
Gruaja në Evropë nuk ka arritur të drejtat e saj më herët se fillimi i shekullit njëzet, dhe as atëherë, megjithatë nuk ka arritur në atë shkallë që ka arritur gruaja në Islam. Gruaja në Evropë në Mesjetë konsiderohej jokompetente. Në shekullin 11, Evropa i jepte të drejtë burrit ta shiste gruan e tij, dhe ajo e drejtë ishte shtrirë deri në vitin 1805, dhe gruaja konsiderohej krijesë e sherrit. Në shekuj të mëvonshëm janë bërë përpjekje që t’i lejohet gruas e drejta politike(marrja me politikë), por ajo nuk e arrit atë deri në kushtetutën e vitit 1946 në Francë (e drejta e votimit e gruas), e pastaj në shtetet e tjera evropiane shkallë-shkallë. Italia i ka lejuar të votojnë gratë në vitin 1954, në ShBA të drejtën e votimit gratë e kanë fituar në vitin 1920, kurse në Bashkimin Sovjetik ajo e drejtë (e gruas që së paku të votonte) kishte ngecur deri në vitin 1971. Për sa u përket kompetencave të gruas, në Francë ka mbetur si e mangët deri në vitin 1942, kurse në Angli gruaja mbeti si e mangët nga kompetenca deri në vitin 1882, e në shtetet e tjera evropiane deri në vitin 1954. Në ShBA gruaja furnizonte vetveten edhe nëse ishte e martuar. Për sa i përket punës, në Francë gruas iu lejua kjo e drejtë në vitin 1938, e në të tjerat shtete evropiane në vitin 1957, kurse në shtetet socialiste kjo e drejtë u lejua në vitin 1936.
Gruaja në konventat ndërkombëtare:
Dy prej konventave për mbrojtjen e gruas, të ashtuquajturat konventa të Hagës të vitit 1904 e 1910, bëjnë fjalë në veçanti për çështje martesore (kurorëzim) dhe shkurorëzim, përkujdesje për fëmijët e mitur dhe për mospajtimet e ligjeve vendore – kombëtare në këtë lëmë, gjithashtu rezistenca ndaj shtëpive publike dhe ndaj tregtisë me gra. Ato dy konventa pësuan ndryshime protokollare në vitin 1949. Po ashtu ishin miratuar konventa të veçanta në Lidhjen e Kombeve për të pasur (një) bollëk jete të ndershme për të gjithë, në veçanti punë për të dy gjinitë dhe për anulimin e tregtisë me gra, pikërisht në nenin 23 (A) nga konventa dhe deri te neni 3/7. Pastaj kanë vazhduar konventat e veçanta në Lidhjen e Kombeve të viteve 1921- 1922 me ndalimin e tregtisë me gra. Në vitin 1937 është iniciuar të nxirrej një ligj kompleks – i përgjithshëm për çështjen e gruas, por ishte stopuar puna për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Më pastaj u bë konventa e Francës, e cila kishte të bënte me punën për të dy gjinitë sipas kushteve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, e cila u formua në vitin 1919. Dhe, kur shpallën Kombet e Bashkuara (mbrojtjen) e të drejtave të njeriut, në vitin 1948, më e rëndësishmja e saj në marrëveshje dhe kushtetutë ishte se ajo mbronte të gjitha të drejtat qytetare, politike, ekonomike, shoqërore, kulturore pa dallim ndërmjet burrit e gruas dhe për sa i përket fesë, ngjyrës, gjuhës, racës ose mendimit politik etj… Gjithashtu u vërtetua e drejta politike e shoqërore e gruas dhe gjendja e saj civile e pëlqimi i (saj) për martesë, mbrojtja e grave dhe e fëmijëve në gjendje të jashtëzakonshme dhe në konflikte të armatosura. Më 1952 Kombet e Bashkuara publikuan konventën për të drejtat politike të gruas. Kur u formua Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 1945, gruaja nuk kishte fuqi të ushtronte të drejtën e saj për të votuar. Vetëm në tridhjetë shtete gratë kishin të drejtë për të votuar, e shtetet e tjera që ishin anëtare të Kombeve të Bashkuara, që ishin pesëdhjetë e një (51) në atë kohë nuk e kishin njohur këtë të drejtë. Më 1936, Organizata e përgjithshme porositi të gjitha shtetet anëtare, të cilat nuk i kishin dhënë gruas këtë të drejtë (dhe porosinë) që ta marrin si obligim, pra lejimin e të drejtave të gruas si të burrit, cilatdo qofshin ato – politike a të tjera. Në dhjetor 1952, Organizata e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mori vendimin 7/ 640 me porosinë politike për gruan në bazë të kërkesës nga komisioni i veçantë me qendrën e gruas. Marrëveshja në fjalë u zbatua në korrik të vitit 1954 (por megjithatë), ratifikimi i saj është zvarritur deri në janar të vitit 1978, kur e ratifikuan 84 shtete. Ajo është konventa e parë ndërkombëtare për t’i dhënë gruas të drejta politike në nivel botëror. Ndërkaq, në vitin 1967 Organizata e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara lëshoi një deklaratë të veçantë (nr. 2263 (D-22), e cila gjykonte dallimin në baza gjinore (ndaj) gruas, dhe me 7 nëntor të atij viti u dha kontributi më i madh për zbatimin e parimeve të përmendura-për të drejtën e saj kushtetuese për të votuar dhe të drejta të barabarta me burrin para ligjit, e po ashtu edhe për të drejtat e saj në martesë, shkollim, në jetën ekonomike dhe shoqërore. Më 1968 u lëshua deklarata e Teheranit (13 maj), e cila parashihte të domosdoshëm eliminimin e diskriminimit të gruas në ato vende ku gruaja ishte ende viktimë, e të tilla ishin një numër i madh vendesh anë e kënd botës, gjë qëishte në kundërshtim me traktatin e Kombeve të Bashkuara; gjithashtu në kundërshtim edhe me dispozitat e Kartës Universale për të drejtat e njeriut, nga Kombet e Bashkuara, e cila vitin 1975 e konsideroi si vit botëror për gruan. Konferenca e Najrobit (15-26 korrik 1985) ishte e veçantë për gruan, sepse aty morën pjesë 157 shtete, me sloganin “Strategjitë e Najrobit të pritshme për një rilindje të gruas”, që ishte vërtetim i këtyre barazive.
Konventat e eliminimit të të gjitha formave të diskriminimit të gruas (dhjetor 1979)
Konventa që tejkaloi gjithë ato që kishin bërë Kombet e Bashkuara nga konventat e shekullit të njëzet, dhe përpjekjet e vazhdueshme për mbrojtjen e gruas dhe përmirësimin e pozitës së saj në arritjen e barazisë ndërmjet burrit e gruas, në kuptimin më të gjerë, ishte konventa e eliminimit të të gjitha formave të dallimit diskriminues ndaj gruas. Kjo konventë konsiderohet nga më të mëdhatë që kanë bërë Kombet e Bashkuara në këtë fushë. Asambleja e Përgjithshme e përkrahu këtë konventë dhe e paraqiti për nënshkrim e vërtetim me vendimin e saj nr. 34/ 180 në muajin dhjetor 1979, në mënyrë që të niste zbatimi i saj më 3 shtator 1981. Kësaj konvente deri në vitin 1988, iu bashkuan 94 shtete. Dhe në shkurt të vitit 1990 arriti numri i palëve të konventës në njëqind (100). Kjo konventë përfshin tridhjetë nene
Pjesa e parë përfshin
Detyrimet që morën përsipër shtetet palë të konventës nga neni 1-6, zotimin për barazi ndërmjet burrit dhe gruas në kushtetutat e tyre kombëtare ose në ligjet e tjera dhe garanci që t’i zhvillojnë ligjet e tyre, me të cilat realizohet barazia ndërmjet dy gjinive në fushat politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore. Kjo konventë anulonte atë që ishte thënë deri atëherë se gruaja është e mangët në çdo pikëpamje dhe që të pasojë burrin, në shkollim familjar e të kuptojë rolin e shëndoshë për amësi dhe rritjen e kujdesin e fëmijëve – përgjegjësi të përbashkëta ndërmjet dy prindërve. Gjithashtu shtetet palë u zotuan që të merrnin të gjitha masat ligjore për t’u rezistuar të gjitha formave të tregtisë me gra dhe të shfrytëzimit të saj në amoralitet – prostitucion. Pjesës parë të konventës i kundërpërgjigjemi duke thënë: Islami e ka kaluar këtë sistem ndërkombëtar para më shumë se 14 shekujsh, kur ka thirrur për barazi ndërmjet gruas e burrit në të gjitha fushat në të drejta dhe obligime. Me këtë veprim i kishte barazuar të dy gjinitë në shpërblime dhe ndëshkime, që nga fillimi i legjislacionit islam. (Shih:El Huxhurat, 13) Krahasimi i vlerave ndërmjet njerëzve nuk është gjinia, por devotshmëria. Për këtë nuk ka argument më të mirë sesa nderimi që Islami i bëri gruas kur Allahu i Lartësuar bëri barazinë ndërmjet burrave e grave në vepra që kanë përballë shpërblimin dhe nderimin e Allahut të Lartësuar. Për këtë, i Lartësuari thotë… (Shih:En-Nahl, 97). Për sa i përket detyrimit të grave për amoralitet, atë Islami e ka ndaluar që nga zbritja e Ligjit islam, kur shkuan (Mesika dhe Muadheja), robëresha të Abdullah bin Ebi Selulit, tek Resulullahu a.s. e iu ankuan se Abdullahu – pronari i tyre donte t’i detyronte për amoralitet. (Shih:Nur, 32) Për sa i përket përkujdesjes së fëmijëve, Islami ka urdhëruar për atë, qoftë me Librin e Allahut e po ashtu edhe me traditën pejgamberike, gjithashtu përkujdesjen e bashkëshortit për bashkëshorten e tij, furnizimin me të gjitha sa ka nevojë ajo, madje edhe në rast ndarjeje (duhet të përkujdeset derisa të bëhet i plotë shkurorëzimi). (Shih: Rrum,21). I Lartësuari nuk lë pa përmendur as përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve: (Shih: El Isra, 31). Edhe në raste shkurorëzimi, Allahu ka porositur përkujdesje për gruan dhe fëmijët nga ana e burrit. (Shih:Et-Talak, 6-7). Edhe Pejgamberi a.s. ka porositur për mirësjellje ndaj grave: “Ju porosis të silleni mirë me gratë’. (Buhariu) Dhe nga hadithet e tij me porosi për (fëmijët) djem, dhe në veçanti për vajza, atë e ka transmetuar Aisheja r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka asnjë njeri nga Ymeti im që ushqen (edukon) tri vajza ose tri motra dhe sillet mirë me to, e që nuk i bëhen perde nga zjarri’’. (Bejhekiu në Sahihun e tij ’’Xhamiu Sahih’’ nr.(5248).
Pjesa e dytë nga konventa (nenet 7-9)
Kjo përfshin të drejtat politike të gruas dhe dënon dallimin në mes burrit e gruas në jetën politike dhe në punën e barabartë me burrin. Të drejtën që të përfaqësojë qeverinë në nivel ndërkombëtar, barazinë me burrin për fitimin e nënshtetësisë, të drejtën për të votuar në të gjitha zgjedhjet si dhe të drejtën për punësim në detyra publike.
Koment: Gruaja kishte të drejtën politike që nga fillimi i Islamit. Nëna e besimtarëve, Hatixhja r.a. e kishte besuar e para si Pejgamber Muhamedin a.s. me dëshirën e saj; gjithashtu edhe gratë e tjera që besuan Muhamedin a.s. si Pejgamber e kishin bërë bej’an – besatimin në Mekë, në mesin e tyre vajzat e tij, pastaj gratë e Ensarëve, e edhe gratë e tjera të ashabëve, se nuk do t’i bënin Allahut rival, se nuk do të vidhnin dhe nuk do të bënin amoralitet … Ajo ka qenë besë fetare dhe politike në të njëjtën kohë (që i dhanë) udhëheqësit Ymetit Islam – të Dërguarit a.s. dhe ajo që përfaqëson pjesëmarrjen e gruas në fushën politike gjatë parlamentarizmit brenda Xhamisë së Pejgamberit a.s..
Pjesa e tretë nga konventa (nenet 10-14)
Kjo konventë paraqet të drejtën e gruas në shkollim e kulturë dhe barazinë e saj me burrin në këtë lëmë. Konventa kërkon nga shtetet anëtare që të marrin të gjitha masat e duhura për realizimin e këtyre barazive.
KOMENT: Islami i ka dhënë rëndësi mësimit të burrit dhe gruas pa dallim. Kur’ani fisnik dhe Syneti i ndershëm i kanë nxitur dijetarët për dituri – shkencë, si dhe për mësimin e të tjerëve. (Shih:El Alak, 1-5 dhe En-Nahl, 43). Gjithashtu Pejgamberi a. s. thotë: ’’Kërkimi i diturisë është farz – obligim për çdo mysliman’’.
Transmetohet nga Enesi r.a. nga Pejgamberi a.s., i cili ka thënë: ’’Kërkimi i diturisë është obligim (i domosdoshëm) për çdo mysliman, dhe (për matë) që kërkon dituri, për të kërkojnë falje çdo gjë deri edhe peshqit në det”. Nuk ka dyshim se fjala mysliman përfshin edhe myslimanen. Gratë në kohën e Pejgamberit a.s. kërkonin dituri dhe takoheshin me Pejgamberin a.s. në xhami dhe e pyesnin për çdo gjë që i brengoste ato, e ai (Pejgamberi a.s.) u përgjigjej për atë që e pyesnin. Pejgamberi a.s., përveç ligjëratave të përgjithshme që mbante, për gra caktonte një ditë të veçantë, për t’u mësuar atyre bazat e fesë islame dhe çështjet që kishin të bënin me femrën.
Gjithashtu shumë ashabijate (bashkohëse) kishin zënë përmendsh hadithe të Pejgamberit a.s.. Shumë prej tyre u bënë eksperte të hadithit, juriste, poete edhe luftëtare në rrugën e Allahut… Pejgamberi a.s. i urdhëronte ashabët dhe
ashabijet të mësonin shkrim-leximin; në mesin e tyre ishte edhe gruaja e tij, Hafsa r.a.. Në një hadith që e transmeton Ebu Burde e ai nga babai i tij, Pejgamberi a.s. ka thënë: ’’Tre veta kanë shpërblim të dyfishtë: Një njeri ithtar i librit, që ka besuar pejgamberin e tij dhe më ka besuar mua, dhe një njeri skllav, i cili e ka kryer detyrën e tij si duhet (mandej lirohet nga robëria-Islami ka ndaluar skllavërinë), dhe një njeri që e ka pasur në pronësi një robëreshë e ka edukuar dhe i ka mësuar (shkrim-leximin) dhe pastaj e ka liruar nga robëria, dhe është martuar me të.”
Neni i njëmbëdhjetë- bënte fjalë për të drejtën e gruas për punë
Dënimi i diskriminimit kundër gruas në lëmin e punës dhe e drejta e saj që të gëzojë një vend pune si burri, dhe atë barazi ta ketë edhe përshpërblim, siguri detyre dhe garanci shoqërore.
Koment: Islami nuk e ka penguar gruan nga puna, ai (Islami) ka vënë linja mbrojtëse për gruan dhe dëlirësinë e saj. Po qëndrimin e saj në shtëpi për edukimin e fëmijëve e preferon dhe e konsideron më me vlerë. Gruaja, edhe në kohën e Shpalljes ka dalë për punë, por Islami e ka obliguar bashkëshortin që të furnizojë bashkëshorten e tij dhe t’i sigurojë asaj jetë normale e të ndershme, sipas mundësisë së tij (ekonomike). (Shih:Et-Talak, 7 dhe En-Nisa, 34).Për sa i përket një gruaje pa burrë ose të ve dhe që nuk ka kush ta furnizojë, për atë nuk ka ndalesë që të punojë, por megjithatë Islami urdhëron përkujdesje për gra të veja. Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Atë që kujdeset për një të ve dhe për një të ngratë, (e konsideroj) si një muxhahid në rrugën (që e porosit) Allahu’’. (Buhariu).
Neni i dymbëdhjetë
Ky nen vë në dukje obligimin e përkujdesjes – ruajtjes shëndetësore. Gruas duhet t’i sigurohentë gjitha shërbimet lidhur me rregullimin familjardhe ushqimin e bollshëm gjatë shtatzënisë dhedhënies gji (pas lindjes), si dhe ajo të ketë në dispozicion shërbimet shëndetësore falas.
Vështrim- koment: Legjislacioni islam ika paraprirë këtij detyrimi ndaj gruas. Allahu i Lartësuar i ka urdhëruar nënat që t’u japin gji fëmijëve të tyre dhe t’i kushtojnë kujdesgjidhënies, njëherësh parapëlqen (që) gjidhënia të jetë për plot dy vite. Legjislacioni islam është i vëmendshëm për shëndetin e fëmijës dhe nënës, i Lartësuari thotë: (Shih: El Bekare, 233). Gjithashtu i Lartësuari ka urdhëruar (burrat) që t’u largohen grave gjatë menstruacionit, një veprim ky i dëmshëm për shëndetin e dy bashkëshortëve. I Lartësuari thotë: (Shih:El Bekare, 222). Gjithashtu, ka urdhëruar të kërkohet shërimi dhe largimi nga ajo që dëmton shëndetin e njeriut, i Lartësuari thotë: “… e mos e hidhni veten në rrezik …”. (El Bekare, 195). Enesi transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: ’’Nuk ka dyshim se Allahu i Lartësuar, sikurse ka krijuar sëmundjen, ka krijuar edhe ilaçin, (prandaj) shërohuni-kërkoni ilaç”. (Ahmedi në “Musnedin’’ e tij dhe Sujutiu në “Muëxhemus-Sagir (nr. 1728) .
Neni i trembëdhjetë obligon për barazi ndërmjet burrit e gruas në lëmenjtë ekonomikë dhe shoqërorë
Përveç anës ekonomike dhe shoqërore, ky nen obligon edhe për të drejtat familjare, duke i shtuar edhe anët jetësore, kulturore dhe rekreative. Disa shtete deri tash nuk i lejoningruas së martuar të kishte pasuri të pavarur nga burri i saj, qoftë edhe e ndarë nga ai, dhe të kishte shtesë shoqërore e garancishoqërore, edhe nëse është e ndarë nga burri i saj, ose që është e privuar (nga të mirat materiale). Kjo ka të bëjë me gruan punëtore (e cila punon jashtë shtëpisë) dhe të shkurorëzuar…
Vështrim-koment: Sheriati islam e ka obliguar burrin për furnizimin e gruas, e nëse nuk ka kush të kujdeset për të nga familja dhe të afërmit, atë e merr në përkujdesje arka shtetërore – ministria sociale. Gjithashtu gruan e gjejmë me garanci pasurie të pavarur, me të drejtë të plotë për administrimin e pasurisë së saj. Legjislacioni islam ia bën të ligjshëm asaj edhe trashëgimin nga babai ose burri, ose edhe nga të tjerë. Gruaja mund të jetë e fuqishme, e pasur, po prapëseprapë burri është i obliguar ta furnizojë. Për sa i përket punës, nëse ajo shpreh dëshirë të punojë, nuk ka pengesë në kuadër të Sheriatit islam. Të përmendim se nëna e besimtarëve – Hatixheja- r.a.- ka qenë tregtare, u bënte konkurrencë edhe burrave në tregti. Gjithashtu edhe gratë e tjera të Pejgamberit a.s. punonin brenda në shtëpitë e tyre dhe jepnin Sadakalëmoshë nga prodhimi i punës së tyre.
Pjesa e katërt përfshin dy nene (15 dhe 16) Neni i pesëmbëdhjetë:
Konventa ka vendosur barazinë ndërmjet burrit e gruas para ligjit, dhe i obligon shtetet palë që t’i japin gruas aftësinë – gatishmërinëligjore në punët qytetare,si ajo si burri, si ratifikime kontratash dhe administrimi i pronës vetjake e trajtimi i njëjtë në të gjitha masat. Për sa i përket nenit 16, aty figuron teksti: Të gjithashtetet palë të marrin masat e nevojshme përdënimin e dallimit kundër gruas në të gjitha punët lidhur me martesën dhe lidhjet familjare në bazë të barazisë ndërmjet burrit e gruas, në lirinë martesore ose zgjedhjen e bashkëshortit, gjithashtu edhe për pronësinë.
Vështrim-koment: Në Legjislacionin islam gruaja është barazuar me burrin, ajo ka të drejtë që t’i nënshkruajë drejtpërdrejtë të gjitha marrëveshjet-kontratat, ajo shet e blen, ka të drejtë të autorizojë dikë në vend të saj; gjithashtu ajo ka të drejtë të jetë e autorizuar nga dikush dhe mund të nënshkruajë të gjitha konventat. Ajo është e lirë në administrimin e pasurisë së saj dhe nuk i lejohet burrit të saj të marrë asgjë nga pasuria e saj pa pëlqimin e saj paraprak. (Shih: En-Nisa, 32 dhe 11). Në injorancë, gruaja nuk trashëgonte asgjë, përkundrazi ajo trashëgohej si një plaçkëgjësend, e këtë e ndaloi Islami. Islami ka obliguar bashkëshortin ose babanë që ta furnizojnë atë në rast nevoje. Islami i ka lejuar
gruas (garanci pasurie të pavarur), qoftë nga trashëgimia , puna ose tregtia… Prandaj ajokishte të drejtë të ratifikonte kontrata qytetare, si për shitblerje, me pasurinë e saj por edhe kishte të drejtë të garantonte për tjetërkënd, ose të garantonte dikush për të. Ajo është njeri i plotë me plotë kuptimin e fjalës. Nga kjo shihet se asnjë shoqëri a qytetërim nuk i ka plotësuar të drejtat në këtë nivel, sikurse e kishte bërë këtë Islami. Islami i ka lejuar të drejtën e zgjedhjes së bashkëshortit para 14 shekujsh e më shumë. Gjithashtu gruaja myslimane ka të drejtën e “mehr-it’’- dhuratë e kurorëzimit. I Lartësuari thotë: (Shih; En-Nisa, 4). Burri duhet të përgatisë shtëpinë për martesë, duke i shtuar edhe dhuratën. Kundërshtimi që i bëri një gruahalifit Omer, i cili deshi t’i caktonte-kufizonte ’’mehrin’’, dhuratën e përmendur më sipër, është shembulli më i mirë. Për atë Halifi Omer thotë: ’’Ia qëlloi gruaja, e Omeri gaboi’’. Këtu shohim edhe lirinë politike për t’iu kundërvënë Halifit-kryetarit të shtetit etj..
Nga nenet 17- 30:
Konventa kërkoi formimin e komisionit për zbatimin e saj, gjithashtu vuri edhe modelin e zbatimit të saj… Për këtë (qëllim) janë mbajtur katër konferenca botërore në Kombet e Bashkuara me vëmendje për gruan. E para u mbajt në Meksiko-Siti në vitin 1975, e më1979 Organizata e Përgjithshme mbështeti konventën për dënimin e të gjitha formave të diskriminimit të gruas. Në konferencë ishin të përfaqësuara 133 shtete. Konferenca e dytë është mbajtur në Hagë të Danimarkës më 1980, që i kushtoi vëmendje të veçantë shkollimit, punësimit dhe shëndetit tëgruas. Konferenca e tretë është mbajtur në Najrobi të Kenisë në vitin 1980, për të ndjekur Rilindjen e gruas deri më 2000. Ndërsa mbajt në Pekin të Kinës, me 14-15 shtator 1995, me qëllim të evitimit të të gjitha pengesave që bëhen ndryshime pa pjesëmarrjen e gruas në mënyrë të plotë e të barabartë në të gjithë lëmenjtë e jetës, në veçanti në shkollim, zhvillim, shëndetësi, punë, ekonomi. Nga tërë kjo shohim se Islami u ka paraprirë të gjitha këtyre konferencave për respektimin e gruas, 14 shekuj më herët.
(Marrë nga: “Minberul-Islam”, Gusht 2010 përktheu dhe përshtati: Bajrush Ahmeti)