Unioni studentor evropian do ta rrisë punën e të drejtave të njeriut në vitin 2015. Kjo u përdëftua në planin e ri punues të përfaqësuesve studentor evropian, të miratur në mbledhjen e unionit në Baku prek 1 – 5 dhjetor.
Unioni organizoi seminar dyditësh për të drejtat e njeriut para mbledhjes, ku përfaqësuesit ishin të ftuar të diskutojnë për këtë temë. Kjo është hera e parë që ky union mban seminar për të drejtat e njeriut para mbledhjes së tyre.
Është vendosur që Unioni do të mbajë edhe një sesion për këtë temë gjatë vitit. Përveç kësaj, ata do ta zyrtarizojnë bashkëpunimin me organizata dhe rrjete që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut në arsimin e lartë.
Unioni do të vazhdojë me promovimin e rëndësisë së të drejtave të njeriut, sidomos të drejtës së mendimit të lirë, qasjes ndaj arsimit, të drejtat e komunitetit LGBT dhe probleme tjera.
Elizabeth Gërk, kryetarja e Unionit studentor evropian deklaroi Jemi të emocionuar për këtë, sidomos për shkak se të drejtat e njeriut dhe liria akademike janë në rrezik në tërë botën. Do të synojmë kah rritja e vetëdijes dhe të kuptuarit e rolit të lëvizjeve studentore në debatet e të drejtave të njeriut.
Unioni studentor evropian miratoi edhe prioritete të reja strategjike dhe politike që do ta udhëheqin punën e tyre deri në vitin 2017. Bëhet fjalë për mobilitetin dhe ndërkombëtarizimin, cilësinë, dimensionin shoqëror, përgjegjësinë publike, financimin dhe udhëheqjen e arsimit të lartë.