Shoqata për Bashkëjetesë “Zgjate Dorën” i ka vendosur kushte Kryetares së Komunës së Tetovës, lidhur me emërtimin “Sveti Ilija” në Kodrën e Diellit. Sipas Shoqatës, problemi duhet të zgjidhet në 30 ditë, në të kundërtën, ata do të ngrihen në protestës. Shoqata dërgoi edhe një kërkesë tjetër, për ndërtimin e një xhamie përballë kishës ortodokse.
“Ne kërkojmë nga kryetarja e komunës të zbardhet juridikisht rasti me emërtimin irritues në Kodrën e Diellit me emrin “Shën Ilija”, nga kryetarja e komunës apo urbanizmi komunal kërkojmë që të ndahet të ndahet një tokë për ndërtimin e një xhamie sepse aty është bë një vendbanim me shumë banor të përhershëm”, deklaroi Nexhat Bexheti, kryetar i Shoqatës për Bashkëjetesë “Zgjate Dorën”.
Protesta ishte parashikuar të mbahej këtë të shtunë, por Shoqata për Bashkëjetesë, së bashku me shoqatat e tjera jo qeveritare të Tetovës, vendosën t’i linin kohë dhe shans komunës për zgjidhjen e problemit.
“Nëse nuk bëhet kjo dhe nuk plotësohen kërkesat tona ne do t’i ngremë qytetarët në një protestë këtu para objektit komunal”, ka shtuar Bexheti.
Categories