Forumi Rinor Islam – Dega Tetovë, në kuadër të platformës “Mozaiku Rinor,” realizoi takimin e fundit të projektit “Eureka” në hapësirat e FRI në Tetovë. Ky aktivitet edukativ dhe frymëzues kishte për temë: “Të jetuarit shëndetshëm.”
Ligjërata u mbajt nga ligjëruesja Alma Rustemi, e cila ndau njohuri dhe këshilla praktike mbi rëndësinë e një stili jetese të shëndetshëm.
Pjesëmarrësit mësuan rreth ushqyerjes së shëndetshme dhe ndikimit të saj në trup dhe mendje, aktivitetit fizik si një element kyç për mirëqenien, si dhe zakoneve pozitive dhe rëndësisë së tyre për shëndetin mendor dhe emocional, ndërsa në fund diskutuan dhe ndanë shqetësimet e tyre, duke marrë frymëzim për përmirësimin e stilit të jetesës.
Përmes këtij aktiviteti, Forumi Rinor Islam vazhdon të mbështesë dhe frymëzojë të rinjtë në përmirësimin e mirëqenies së tyre fizike dhe mendore.
Tetovë, 11 janar 2025