Tradita u ruajt ndër breza mes myslimanëve dhe të krishterëve të cilët bashkëjetuan në Betlehem për qindra vjet.
Duke ndarë me myslimanët gjërat shpirtërore të  muajit të shenjtë Ramazan, të krishterët në qytetin e pushtuar në Bregun Perëndimor, në Bethlehem, janë duke mbajtur agjërimin e muajit Ramazan si një traditë shekullore solidariteti ndërfetarë.
“Gjyshja ime po agjëron,” tha, për Al-Arabiya News, Mike Kanavati, një banor i krishterë i Bethlehemit, i cili menaxhon një shitore suvenirash dhe me bizhuteri.
“Të dy palët, të krishterët dhe myslimanët agjërojnë, jemi edukuar në këtë mënyrë për të treguar respektin dhe solidaritetin me fetë tjera,” tha Kanavati.
Në Ramazan, në muajin më të shenjtë në Kalendarin Islam, muslimanët e rritur të abstenojnë nga ushqimi, pija, duhani dhe marrëdhëniet seksuale prej agimit të diellit deri në perëndim të diellit.
Të sëmurët dhe udhëtarët janë të lejuar nga agjërimi, në veçanti nëse paraqiten rreziqe shëndetësore.
Përreth botës, myslimanët respektojnë muajin e shenjtë të Ramazanit me një rend të ritualeve tradicionale, duke përfshirë mbledhjen e familjes në iftar, mësimet fetare, lutje të veçanta në mbrëmje dhe duke ndihmuar të varfërit.
Kanawati theksoi se kuptimi i agjërimit është i njëjtë në të dy besimet, në Islam dhe Krishterim.
“Agjërimi, qoftë i krishterë apo mysliman, e bën agjëruesin të ndjenë  vuajtjet e atyre që nuk kanë ushqim,” shtoi ai.
Kanavati tha se është krenar “si shumë të krishterë të tjerë” që  agjërojnë muajin mysliman të Ramazanit dhe theksoi se duke bërë kështu do të thotë se në asnjë mënyrë  nuk e zvogëlon besimin e tij të krishterë.
Në anën tjetër, edhe muslimanët zakonisht ndajnë  së bashku me miqtë e tyre të krishterë agjërimin e tyre duke abstenuar nga ngrënia e djathit, mishit dhe qumështit për të treguar solidaritetin me të krishterët.
Tradita u ruajt ndër breza të myslimanëve dhe të krishterëve të cilët bashkëjetuan në Bethlehem për qindra vjet.
Bethlehemi ka një shumicë muslimane, por është edhe shtëpia e një prej komuniteteve më të mëdha të krishtera palestineze.
Në një studim për të krishterët e Betlehemit të kryer në vitin 2006, nga Qendra Palestineze për Hulumtime dhe Dialog Kulturor, 90% thanë se myslimanët i kanë miqë, 73.3% thanë se Autoriteti Palestinez respekton trashëgiminë e krishterë në qytet, dhe 78% raportuan se emigrimi i të krishterëve nga Bethlehem është për shkak të kufizimit të udhëtimit nga na bën Izraeli.
 
Burimi: OnIslam
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë