Në kuadër të aktiviteteve të shumëllojshme për edukimin dhe aftësimin e anëtarëve dhe aktivistëve, Forumi Rinor Islam realizon ciklin e seminareve njëditore me moton “Vlerat e FRI-së”.
Më 22 mars 2014, ditë e shtunë, nga  Sektori i Femrës pranë FRI-së, u realizua seminari i dytë njëditor.
Seminari u zhvillua në dy seanca. Në seancën e parë, temën “Sakrifica” e shtjelloi ligjëruesja Sumeje Peza. Ajo sqaroi se sakrifica mund të  jetë në dituri, sakrifica në adhurime si dhe sakrifica për triumfin e Islamit.
Ligjërues në seancën e dytë ishte Mr. Bashkim Aliu (teolog) i cili ligjëroi për temën “Të kuptuarit e mesatarisë në Islam”. Ligjëruesi theksoi se mesataria është kategori Kur’anore, dhe nuk është e shpikur nga hoxhallarët, por, dhe është tipar thelbësor i Islamit. Mesataria në esencë ngërthen kuptimin e drejtësisë, vlerave dhe mirësisë.
Në fund të secilës seancë pasuan edhe grupet punuese. Pjesëmarrëse në këtë seminar ishin anëtare dhe aktiviste të Sektorit të Femrës pranë FRI-së.

Të kuptuarit e mesatarisë dhe sakrifica, vlera të Forumit Rinor Islam

Të kuptuarit e mesatarisë dhe sakrifica, vlera të Forumit Rinor Islam

Të kuptuarit e mesatarisë dhe sakrifica, vlera të Forumit Rinor Islam

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam