Categories
Lajme FRI

Të ndryshohet sistemi arsimor i Bolonjës

Është e nevojshme auditim i mënyrës së studimit sipas sistemit të Bolonjës, por vetëm në disa segmente. Me ndryshimet, ky sistem do të përafërsohet me nevojat e studentëve të Maqedonisë. Pas 10 viteve të funksionimit të sistemit të Bolonjës është konstatuar se nevojitet një reformim i këtij sistemi.
“Ajo që nuk funksionon në sistemin e Bolonjës, do të thotë se do të duhet të bëhen ndryshime, por ky nuk është problem lokal vetëm i Maqedonisë, por për të gjithë sistemin e Bolonjës, për të cilin po debatohet çdo ditë e më shumë në BE. Por nuk mund të themi se Bolonja është process që aspak nuk funksionon”, tha Velimir Stojkovski, rektor i Universitetit të Shkupit.
Studentët janë të ndarë rreth asaj se a është i mirë apo jo ky system. Disa konsiderojnë se me anë të këtij sistemi lehtësohen studimet, kurse të tjerët theksojnë se duhet të kemi sistem më serioz të arsimit. /zhurnal/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version