Muhamedi (a.s) njeriu që erdhi në këtë botë jo për të jetuar historinë e  ndokujt, por njeriu që vetë e  shkruajti historinë! Për të përkujtuar jetën e tij të stërmbushur me sprova e vështirësi, bëmat e tij me plot virtyte e konkretisht për të përkujtuar ditën kur bota mori një kuptim tjetër, pra ditën kur lindi ai, Forumi Rinor Islam realizoi fushatën “Ta njohim Muhamedin a.s”.
Me një numër të madh aktivitetesh, edhe Sektori i Femrës pranë FRI-së ishte pjesë e fushatës në fjalë.
Këtë vit për herë të parë, Sektori i Femrës në degën e Shkupit, realizoi mbrëmjen studentore nën moton “Muhamedi a.s  shembëlltyrë në të gjitha sferat”. Mbrëmja në fjalë u realizua më 23 janar 2014, me fillim prej ora 18:30, në kafe klubin FRI-Shkup.
Programi i mbrëmjes studentore ishte i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë, studentet prezentuan punimet e tyre, në të cilat trajtuan jetën e Muhamedit a.s në aspektin ekonomik, mjekësor si dhe nga aspekti i psikologjisë dhe komunikimit.
Në pjesën e dytë të programit u pezentuan poezitë, poashtu të shkruara enkas për këtë natë, poezi për Muahmedin a.s dhe jetën e tij. Në të dy pjesët e programit, prezentoi edhe korri Rejjan me disa ilahi, si dhe në fund u prezentua personaliteti i Muhamedit a.s edhe nëpërmjet artit.
Programit i parapriu fjalë përshëndetëse nga Përgjegjësja e Sektorit të Femrës pranë FRI-së, znj. Esma Sherifi Kurti e cila përshëndeti këtë aktivitet, uroi studentet për punën e tyre.
Në fund të mbrëmjes, për të gjitha studentet që përgaditën këtë program u shpërndanë mirënjohje në shenjë faleminderimi për punën e tyre. Poashtu për gjithë të pranishmet ishte përgaditur një koktel modest.

1060046_10202417015138397_1633646184_n
Mbrëmja studentore

1616777_10202416988137722_1711587674_n
Mbrëmja studentore

1616565_10202416989057745_1212555209_n
Mbrëmja studentore

 
1620229_10202417017698461_1212585866_n
Mbrëmja studentore

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam