Në hapësirat e Forumit Rinor Islam, me datë 27 shkurt, në qytetin e Shkupit, u realizua ligjeratë me temë “Të rinjtë i pret xheneti”. Kjo temë u ligjërua nga i nderuari Shaban Tairi, i cili e laboroi këtë temë në mënyrë shumë të bukur për të rritur motivimin tek gjeneratat e reja, si shpresa e një vendi.
Takimi nuk përfundoi me kaq, atë e përmbushi si më së miri, leximi i Kuranit nga Qemal Emini, zëri i të cilit i dha ëmbëlsi takimit.
Ligjëratat dobiprurëse të këtij llojit, janë të shpeshta në agjendën e aktiviteteve të Forumit Rinor Islam, të cilat synojnë zhvillimin dhe pasurimin me njohuri fitimprurëse shoqërinë tonë.
Shkup, 27 shkurt 2023