Categories
Lajme FRI

Te Ti

Dua të vij te Ti,
Të flas me Ty,
Se gjuhën e kësaj bote s’e di. S’dua ta di!
Te Ti dua të vij,
Të flas me Ty,
Se kjo botë s’më kupton. Ti e di.
 
Allahu im, sa dua të vij te Ti. Tani. Tani. Tani.
Para Teje dua të qëndroj, me turp për gjithçka që kam bërë
Dhe me një mal dashuri, një oqean, një univers të tërë.
Sidoqoftë! Veç të jem pranë Teje!
 
Te Ti dua të vij!
E po t’ua vija kodrave këtë dëshirë, ashtu e stërmadhe sa është, pluhur do t’ishin bërë!
Mbi supet e maleve po ta lija, do të shndërroheshin në rërë!
 
E kjo dëshirë është çfarë më mban në këmbë kur më duket se toka poshtë meje do të më lëshojë..
 
Se ndihem e humbur, sa herë që larg Teje qëndroj,
Ndaj te Ti dua të vij, sytë e mi nga Ti kurrë t’mos i largoj,
Ashtu e mahnitur, plot dashuri, pranë Teje të qëndroj.
 
Shqipe PALLOSHI

Exit mobile version