Categories
Lajme FRI

Teatri luksoz në Maqedoni që kushton 40 milion euro (Foto)

Pas gjashtë vitesh ndërtim dhe me një kosto prej 40 milion euro, më në fund është hapur Teatri Kombëtar i Maqedonisë, një godinë luksoze, që i ngjan ndërtesës së vjetër që u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1963.
Sipas Balkan Insight, auditori i madh ka 750 vende, kurse një tjetër më i vogël mban deri në 250 persona.
Teatri është luksoz dhe ka plot 47 statuja në çati.
Megjithatë ka akoma punë. Deri në shtator, kur do bëhet edhe performanca e parë, do vendoset edhe një shandelier gjigand.
Teatri është pjesë e projektit të shumëdebatuar “Shkupi 2014”, që synon t’i japë kryeqytetit maqedonas një pamje që ngjan me antikitetin./ep
2








Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version