A ka njeri që të mos ketë sjell një mendim përfundimtar mbi një çështje se duhet apo s’duhet të bëj një gjë? Besoj se jo. Mësimet nxirren nga përvoja e jetës, qoftë tonat, qoftë te huajat që shpesh ndodh të jenë nxjerr nga gabimet që kanë qenë shumë të kushtueshme për dikë. Nga vetë mësimet që nxjerrim nga jeta, e bëjnë më të mirë dhe më të lehtë jetën tonë dhe të tjerëve, apo ndoshta edhe ja nxinë dikush dikujt, jetën kuptohet !
Nga jeta mësohen shumë gjëra, megjithatë çfarë unë do të përmendja është fakti se kam mësuar se si të pranoj të kaluarën, me të mirat dhe të këqijat e saj. Kuptohet që shumicën e rasteve, ndonëse ka më shumë të mira, ato harrohen më shpejt se sa të këqijat. Kam arritur të kuptoj, se unë jam kush jam sot, jam vetëm prej asaj të kaluare. Besoj në faktin se çdo njeri nuk është asgjë tjetër veç një përmbledhje e eksperiencave të kaluara. Nëse unë arrij të pëlqej personin që jam në këtë të tashme, atëherë i shihja eksperiencat pozitive apo negative si faktor kryesor që më bën ai që jam sot.
Jeta është një përvojë, shkollë, e përvoja njëherë të provon pastaj të mëson, çdo njeri që takon në jetë ke takuar një krijesë të veçantë nga të tjerët, individ quhet sepse është i veçantë prej gjithë njerëzve të botës, në mendime, në bindje, në fizionomi pra nuk është i njëjtë me askënd në botë dhe me takimin e kujtdo, ke takuar një krijesë të re dhe duhet pranuar si të tillë prandaj nga çdokush mund të mësosh diçka të re. Ajo që i lidhë njerëzit është dashuria reciproke dhe besimi i ndërsjellë mendimet e mira që mund të krijojnë afrimin shpirtëror, krijimin e shoqërisë së shëndosh, që edhe përket me fjalën tonë popullore nga të shkosh nga një shtëpi ndërtoje.
Dikur një i mençur ka thënë:
1. Atë që e rrëmben mendja e madhe, e ka kapluar sëmundja. 2. Shpirti i bukur është pasuria më e madhe. 3. Thjeshtësia është madhështi e shpirtit të njeriut. 4. Fjala e zemrës shëron edhe të sëmurin.
Njeriu që sulmon me të pavërtetat, nuk lufton për çështjen që e flet, por për veten sepse është pjesëtar i asaj çështje. Në jetë shumë çka duket e njëjtë, por që në fakt, në esencë ndryshon rrënjësisht. Prandaj ajo duhet të gjurmohet dhe të koordinohet busulla (ndiqen qëllimi, principet, vlerat etj) të cilat do të jenë “momenti” kyç i orientimit. Njohja e esencës së gjërave është më vendimtarja gjatë kësaj “hyrje-dalje” nga kjo derë në derën tjetër (siç thonë pleqtë). Jeta është edhe e shkurtër edhe e gjatë. Paradoksale. Prandaj duhet të kemi një “sistem” të përgjithësimit të jetës dhe qëllimit të saj dhe një “sistem” të jetësimit të çdo momenti veç e veç (që nganjëherë duken sikur një mijë vite). Mënyra e të jetuarit në kohë dhe hapësirë ndahet në dy forma:
– të përjetuarit në kohë dhe hapësirë dhe – të vepruarit në kohë dhe hapësirë
I pari është kusht i pasivitetit, i dyti i aktivitetit. Prandaj duhet të jemi pjesë aktive e botës. Ta japim kontributin secili. Të pranojmë fatin tonë dhe të shfrytëzojmë vullnetin dhe lirinë e veprimit. Çdo njeri është personazh, është individ në vete, është artist i veçantë. Siç thotë pejgamberi ynë Muhamedi a.s.: “Ruajeni respektin dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë ai që e nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Allahut. Ju o njerëz pashmangshëm dhe pakthyeshëm do ti ktheheni Allahut te Amshueshëm dhe Ai do ju marrë në përgjegjësi veprat tuaja”. Duhet në njërën anë të ndjekim fatin dhe njëkohësisht vullnetin (e mirë) që Allahu ia dhuroj njeriut, si asnjë krijese tjetër. Vetëm njeriu mund të jetë edhe i mirë edhe i keq. E më i miri është ai që është i udhëzuar, i pavarur nga çdo gjë tjetër veç Zotit, me karakter të lartë dhe që pendohet para Allahut xh.sh..
Njëherë po rrija ulur thjesht po meditoja jo që i kisha gjërat të gjitha në terezi por ta them edhe të drejtën keq si kisha por si çdo i ri shpreson në diçka më të mirë në një te ardhme më të bukur e më të pasme. Më takoji një plak derisa unë gjendesha në një stol të një lulishteje e më tha: Nëse gjithçka ecën keq mos u mërzit, do bëhet më mirë…. nëse gjithçka ecën mirë mos u gëzo kot se keq ka për tu bo prapë. Jo që ishte i ditur dhe më tha këto fjalë por thjesht se kishte 87 vite të kaluara në këtë jetë, ishte mësim për mua besoj se edhe për ty që je thelluar në këtë lexim. Dhe nga kjo thënie nxora këtë përfundim ndonëse edhe kam gabuar kushedi: Njeriu mëson gjithmonë me vonesë. Kur është mirë nuk din ta shfrytëzojë të mirën, kur është keq nuk mundet ta shfrytëzojë të mirën. Kur është mirë harron se mund të bëhet keq, kur bëhet keq është vonë për përmirësime. Çdo gjë duhet studiuar në mënyrë kritike dhe të paanshme për të zbuluar të vërtetën, i marri është fajtor kur flet e i dituri kur s`flet… Mosdija është varfëria më e madhe.
Asnjë popull nuk lind patriotë të vërtetë e as të rrejshëm. Ata lindin vet dhe kaliten nga të tjerët sipas nevojave dhe mundësive të veta pro apo kundër dikujt apo diçkaje! Popujt që nuk luftojnë shuhen. Nga Luftërat nuk është shuar asnjë popull, nga shmangja prej luftës… me qindra. Përpiqu të kuptosh para se të gjykosh, përveç nëse je i bindur patundshëm me të vërteta që më parë, gjithçka duhet të ketë një kufi dhe një masë Çdo ligj dhe rregull ka një përjashtim. Ai njeri që është i ndershëm dhe ka arsye të shëndosh. Ai njeri që me fjalët e para fillon me të këqija (qofshin këto edhe të zbukuruara), mos vazhdoni bisedë me të por largohuni menjëherë që të mos vije e keqja më e madhe. Është mëkat i madh ngacmimi intim i personit që është i pastër shpirtërisht.
Mos krijoni mendim për askënd para se ta keni dëgjuar, sepse nëse e trajtoni sipas vendit ku vjen apo e keni takuar, mund të gaboni e mëkatoni shumë kundrejt këtij personi. Mos vepro sipas dëshirës, por sipas rastit dhe personit, sepse mund të ndodh që pikërisht ai rast apo njeri të jetë fatlum për ju dhe jetën tuaj. Mos hyn aty ku nuk e din çka ka brenda Mos ji i çiltër me atë që nuk është me ty. Mos i beso njeriut që nuk të beson pa pasur arsye, sepse i tilli nuk lodhet për askënd andaj nuk i beson kujt nisur nga vetja e vet. Mos vepro diçka pa qenë i bindur plotësisht. Më e vlefshmja në Jetë është Dashuria.
Pa ngacmuar njeriun, si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht nuk e vlerëson dot në është i/e pastër fizikisht as shpirtërisht. Mundimet trupore dhe fizike bëhen çdo kund në botë ku mbahen provime pranuese dhe vlerësuese…Pa e provuar nuk e njeh askënd sa vlerë ka, qoftë ky njeri kafshë, bimë apo gjësend! Mos krijoni mendim për askënd para as pasi ta keni dëgjuar, gjersa ta vërtetoni në praktikë se cili është ai apo ajo në të vërtetë, pa marrë parasysh se nga vjen ai apo ajo se do (jo vetëm mundeni) të gaboni. Mos vepro sipas dëshirës, por sipas rastit dhe personit, sepse mund të ndodhë që pikërisht ai rast (takimi, njoftimi, gjykimi) yt për këtë njeri do të jetë fati yt fatlum jetësor! (njohja në ashensor, fati në fatkeqësi, fejesa apo martesa në burg, martesa e gjarprit…që pas martesës del se është princ…etj)
Një filozof shqiptar thotë, krahas asaj që mua nuk më pëlqeu shumë thënia e tij por pasi që e ka thënë meriton të përmendet: “Populli shqiptar thotë ai që se lëvdon koliben e vet atij do i digjet!” Gjeniu nuk ka mendjemadhësi as mendjevogëlsi, ka vetëm mendje, ka diturinë e vet e cila ia mundëson atij të jetojë i kënaqur plotësisht pa qenë i detyruar të dëgjojë për marrëzirat e të tjerëve për rreth. Ata që kërkojnë dhe luftojnë për të drejtën gjithnjë, asnjëherë nuk do të mbesin pa të. Mendjemadhi nuk niset fare dhe nuk shkon askund, çdo gjë që i nevojitet dhe ai dëshiron ia sjellin aty mendjevegjëlit përpara. Ai që nuk pëlqen veten e tij nuk pëlqehet nga askush (kur e di vet që je budalla pse vjen ke unë, të të them se je i mençur???). Ai që thotë “unë jam unë” me atë bisedon secili dhe secili e pranon në shoqëri (edhe femrat)…ai që thotë unë s`jam fare, apo unë jam si ai apo ajo… e nuk ka personalitetin e vet, me atë nuk ka dëshirë të bisedojë askush, ai pëlqehet vetëm për ta shaluar dhe detyruar të bëjë punë të ndyra në çdo shoqëri dhe rreth.
Sa i çuditshëm është njeriu kur je i rritur kërkon të ishe fëmijë e kur je fëmijë kërkon të dukesh i rritur …pra gjithmonë kërkon atë që se ke …nga jeta mëson të kënaqesh me atë që ke ….të shijosh momentet dhe gjërat e vogla, të mëdhatë ndodhin rrallë ….Nga jeta kam mësuar se asgjë nuk të falet po duhet ta fitosh, po ashtu kam mësuar se idealizmi nuk është mjet i sigurt të arrish çfarë dëshiron ndërsa materializmi është garanci se do ta arrish atë çka donë kuptohet me dëshirën e Allahut xh.sh.. Po ashtu në jetë kam mësuar me qenë njëri i mire dhe të krijoj besime sepse ato janë krahët e njeriut. Kam mësuar që të bëj mirë po edhe mos të pres që dikush do ta vlerësojë. Dhe më kryesorja kam mësuar se mundem të llogaris vetëm në vetveten time 100% e në askënd tjetër. Pra këto janë disa nga mësimet e jetës po ka edhe më shumë besoj se do jem i bezdisshëm nëse vazhdoj se edhe u bë vonë.
Categories