Pyetje:”Dua të di diçka më shumë lidhur me tekbirin gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhe, gjatë ditëve të Kurban Bajramit dhe Fitër bajramit. Zoti ua shpërbleftë me të mira!”
Dr. Jusuf Kardavi
Përgjigje:”Tekbiri gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhe, është dy llojesh, i kufizuar dhe i pakufizuar. Tekbiri i pakufizuar, është ai që fillon nga dita e parë e dhjetë ditëve e vazhdon gjatë ditëve të Bajramit. Kështu, një myslimani i lejohet të bëjë tekbir në rrugë, në tregje, në Mina etj… Edhe kur takohet me njerëz, ai mund të bëjë tekbir.
Sakaq, tekbiri i kufizuar, është ai që bëhet pas namazeve farze, sidomos nëse kryhen me xhemat, kusht ky nga shumica e fakihëve. Ky tekbir, bëhet edhe në vendin ku falet bajrami, gjatë rrugës për faljen e bajramit, teksa qëndron i ulur etj… Në çdo kohë dhe vend, besimtari bën tekbir dhe nuk ka përse të qëndrojnë i heshtur. Kjo vlen si për Fitër Bajramin, ashtu dhe për Kurban Bajramin. Këto janë ditë ku ritualet islame duhen manifestuar haptazi, e një ndër ritualet më të spikatura është tekbiri. Transmetohet se Profeti a.s ka thënë:”I zbukuroni festat tuaja me tekbir!” (Taberani)
Për këtë, myslimanët duhet ta manifestojnë këtë ritual gjatë rrugës për të falur Bajramin dhe teksa qëndrojnë ulur dhe presin imamin. Ata duhet ta ngrenë zërin me tekbir “Allahu ekber…Allahu ekber… la ilahe il-lallahu vallahu ekber, Allahu ekber ve lilahil hamd.” Kjo është forma e tekbirit e transmetuar nga Ibnu Mesudi dhe që e mbështet dhe imam Ahmedi.
Ekziston dhe një formë tjetër nga Selmani, e cila është:”Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber kebira.”
Lidhur me salavatet dhe dhikrin, nuk na është përcjellë diçka specifike nga i dërguari i Allahut a.s. Salavatet për Profetin a.s nuk kufizohen në kohë, ato mund të bëhen kurdo dhe nuk kanë një formulë të caktuar e cila duhet respektuar. Gjatë Bajramit sidomos, nuk kemi asnjë informacion nga Profeti a.s dhe shokët e tij, nëse vlen të biem në salavat.
Tekbiri i trashëguar që nga koha profetike, është ai që cekëm dhe më lart: “Allahu ekber…Allahu ekber… la ilahe il-lallahu vallahu ekber, Allahu ekber ve lilahil hamd.”
Prandaj lipset që besimtari ti përmbahet këtij tekbiri, zëri i tij duhet të jehojë në çdo faltore dhe kudo që ndodhet, sidomos gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhe-s. Sakaq, tekbiri i kufizuar vetëm pas farzit të çdo namazi, fillon nga namazi i mëngjesit i ditës së Arafatit dhe vazhdon për njëzet e tre namaze, dmth, deri në ditën e katërt të bajramit, ku tekbiri përfundon pas namazit të iqindisë së asaj dite.
EDITOR
11 years ago
previous article
Kurbani, simbol i sakrificës
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago